Në karaoke këndojnë së bashku Bertina me Oltën
Ka ndodhur të shtunën e kaluar sapo ka mbaruar spektakli “Big Brother”. Ish-pjesëmarrësit kanë hequr rrobat luksoze me të cilat janë paraqitur në spektakël, janë veshur sportiv dhe kanë mbajtur frymën tek “Magic 4” për t’u argëtuar të gjithë së bashku. Mirëpo gjatë spektaklit teksa po këndonte Gena dhe dy djemtë që e administrojnë lokalin, ata kanë menduar të ftojnë të këndojnë Oltën dhe Bertinën. Dy vajzat kanë kënduar, duke u përpjekur të ruajnë qetësinë dhe të mos i japin shumë rëndësi pranisë së tjetrës.