E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, stuhitë përfshijnë vendin, 3 të zhdukur

BEOGRAD- Tre persona konsiderohen të zhdukur pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme që përfshinë dje Serbinë Jugore, njoftoi media lokale.
''Tre persona rezultojnë të zhdukur'', njoftuan autoritetet në komunën Tërgovishte, 350 kilometra në jug të Beogradit.
Ndërkohë ekipet zjarrfikëse nga qytete të tjera janë dërguar të ndihmojnë për evakuimin e njerëzve nga shtëpitë që rrezikohen të përmbyten nga dalja e disa lumenjve nga shtrati.
Stuhi dhe reshje të rrëmbyera shiu goditën edhe pjesë tjera të Serbisë, përfshirë edhe Beogradin.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›