Deputeti Nuk kam qelluar me arme
E diel 06 Maj 2012 1205
Deputeti demokrat Dashnor Sula Deputeti demokrat Dashnor Sula e cileson te pavertete lajmin se ai ka qelluar me arme ne ndeshjen Shkumbini-Flamurtari.
Sipas deputetit Sula ne stadium ka patur zhurma per shkak te fishekzjarreve por nuk ka patur arme apo krisma. Sula deklaron se eshte i gatshem te dorezoje mandatin e deputetit ne rast se provohet se ai ka ushtruar qofte edhe presionin me te vogel ndaj arbitrave apo lojtareve duke akuzuar opoziten se po perdor lajme te paverteta per te minuar mbeshtetjen qe ai gezon ne zonen e Peqinit. Nje dite me pare sekretari i federates shqiptare te futbollit Eduard Prodani deklaroi se kishte marre informacion nga 6 zyrtare te ndeshjes se deputeti sula kishte qelluar me arme ne stadium. Por ky lajm u hodh poshte nga policia e cila deklaroi se deputeti demokrat nuk ka qelluar me pistolete.
Komente
Facebook