Plagosën 44-vjeçarin, 1 në pranga, 3 në kërkim
Një 44-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Lushnje, gjatë një konflikti pasditen e sotme.
Ngjarja ndodhi në fshatin Qerret i Vjetër, ku Ilir Daka mbeti i plagosur rëndë.
Policia ka shoqëruar Daut Kullën si një prej autorëve të dyshuar dhe ka shpallur në kërkim edhe Anton, Hasan dhe Albert Kullën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. / G.N.