E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu akuza qeverise

E diel 06 Maj 2012 1158 KRESHNIK SPAHIUDrejtues te Aleances Kuq e Zi nga Peqini kane leshuar akuza te ashpra ndaj qeverise per korrupsion dhe zhytje te vendit ne varferi. Gjate themelimit te deges se aleances ne kete qytet Kreshnik Spahiu theksoi se papunesia po rritet cdo dite e me shume nderkohe qe institucionet shteterore sipas tij fshehin edhe shifrat reale. Per shkak te papunesise sipas Spahiut pjesa me e madhe e shqiptareve jetojne ne emigracion. Shqiperia po njeh vit pas viti vetem rekorde negative ne nivelin e papunesise me 1 maj shqiptaret u genjyen serish nga autoritetet e tyre per nivelin e papunesise. Jane mbi nje milion shqiptare qe kane nje raport negativ me punesimin per shkak te mungeses se politikave te duhura te organikes se nje pushteti klientelist i cili i ka mbushur zyrat e tij me militante dhe tesera te PD dhe LSI ka qene fjala e Kreshnik Spahiut. Me tej ai e cilesoi forcen politike qe drejton me shume si nje levizje historike mbarekombetare duke theksuar se aleanca ka ne themel te saj vlerat kombetare dhe integritetin e cdo shqiptari.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›