Zgjedhjet, grekët ndëshkojnë dy partitë e mëdha

Venizellos dhe Papademos duke dale nga dhoma e fshehte
Grekët duket se kanë ndëshkuar me votë dy partitë e mëdha, të cilat u hapën rrugë masave antikrizë të propozuara nga BE.
Sondazhet flasin për një bum të partive të majta radikale dhe të ekstremit të djathtë ksenofob. Sipas exit-polleve, Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 6 majti do të jetë një parlament i fragmentarizuar, ku çdo lloj aleance duket e vështirë, në mos e pamundur.
Demokracia e Re e Antonis Samaras duket se ka marrë shumicën e votave (17-20%), ndërsa SYRIZA (koalicioni i së majtës radikale), ka marrë 15-18.5 për qind, duke lënë mbrapa socialistët e PASOK(14-17 %), e cila bëhet partia e dytë në Greqi.
Më pas vijnë Partia e Grekëve të Pavarur 10-12%, komunistët e KKE 7.5-9.5%, partia e ekstremit të djathtë Agimi i Artë 6-8%, E Majta Demokratike 4.5-6.5%, LAOS 2.5-3.5%, Partia Ekologjike 2.5-3.5%, Drasi 2-2.8%, aleanca Demokratike 2-2.5%.
Ka qenë krejt i papritur rezultati i partisë së djathtë me orientim neonazist Chrysi Avgi (Agimi i Artë). Partia e ekstremit të djathtë synon dëbimin e emigrantëve nga Greqia dhe rikthimin e dënimit me vdekje për trafikantët e drogës.
Ndërsa në kampin e majtë ishte i parashikuar suksesi i SYRIZA,koalicionit që kundërshton me forcë masat shtrënguese të arritura me komunitetin ndërkombëtar, por është në favor të qëndrimit të përhershëm të vendit në zonën euro. / G.N.