E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti Paturi: “Gjyqtarin Guce e godita unë”

Njeriu i zgjedhur nga populli për ta përfaqësuar pranon se ka rahur një arbitër. Deputeti i Partisë Republikane, Hajrulla Paturi, përfaqësues i zonës së Fushë-Krujës pranoi publikisht se ishte ai që kishte rrahur gjyqtarin e ndeshjes Iliria-Albpetrol 0-0 (kategoria e dytë), Shkëlqim Guce, për gjykim të njëanshëm. "I gjithë shkaktari i kësaj gjendje është gjyqtari dhe pasojat ishin të mëdha. E vërteta është se gjyqtarin e godita unë dhe nuk është goditur nga asnjë futbollist tjetër. Asnjë futbollist mik nuk është goditur. Jemi ndarë si miq në fund të ndeshjes".
Pamjet e dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Shkëlqim Guce janë të denja për të bërë xhiron e botës. 11 futbollistë që ndjekin arbitrin për ta rahur nën thirrjet e tifozëve. Pamje që nuk do të donin kur koment, teksa grushtat dhe shkelmat e kanë bombarduar gjyqtarin nga Lushnja. Takimi u mbyll pesë minuta para kohe, ndërsa gjyqtari Guce dhe ndihmësit e tij, Bejtja dhe Alla (që të tre nga Lushnja) u futën në dhomat e zhveshjes, ku u mbajtën aty për 10 minuta nën mbrojtjen e policisë lokale, që bënë edhe shoqërimin e tyre deri në dalje të qytetit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›