Cana: “Treguam mentalitet të madh”

Lorik Cana shkaktoi penalltinë e shndërruar në gol nga Lë Pen i Lorient (42'). Kapiteni shqiptar, i "zyrtarizuar" në qendër të mbrojtjes të Olimpikut të Marsejës (së bashku me Roland Zubar) , bëri një pjesë të mbetur të shkëlqyer të ndeshjes.
PENALLTIA -Cana tregon edhe momentin e shkaktimit të penalltisë: "Aksioni i penalltisë ishte një përplase në e sipër. Edhe sikur të merrja vendimin për të mbrojtur topin, do dyluftim ta ndërprisja. Pas kësaj pashë që Le Pen bëri një rrotullim. Unë rikuperova topin me këmbën e mjtë. Në këtë moment ai më tërhoqi nga bluza dhe unë humba ekulibrin. Ai ndodhej i vetëm përballë portës. Edhe unë godita pak atë. Kur gjyqtari fishkëlleu, unë mendova se e dha për ne. Ishte ai (Lë Pen) që gaboi i pari. Do të ishte një fatkeqësi e madhe nëse do të humbisnim për shkak të asaj penalltie, por ne ia dolëm", - deklaroi Cana pas fitores 1-2 në transfertë me Lorient.
TRI PIKË - "Ne kishim nevojë për këto tri pikë për shumë arsye. Ndeshja ishte shumë e rëndësishme për t'iu afruar vendit të tretë. Nga ana tjetër kjo fitore erdhi pas një faze ku rezultatet nuk ishin ato që dëshironim. Ishte shumë e rëndësishme, megjithë vështirësitë, ia arritën të jepnim maksimumin tonë. Treguam një provë të madhe mentaliteti", - thekson Loriku, lojtari më i shtrenjtë shqiptar dhe i kërkuar nga disa prej klubeve më të mëdha të Europës. Marseja me 49 pikë pas 31 ndeshjesh ndodhet në vendin e katërt të kampionatit francez, 3 pikë më pak se Nanci i vendit të tretë. Skuadra e shqiptarit praktikisht ndodhet në zonën e Kuës UEFA, por objektivi i madh sezonal i të vetmit klub francez që ka fituar Ligën e Kampioneve, është pjesëmarrja në kualfifikueset e Champions.
REKORD SEZONAL- Lorik Cana, është lojtari i dytë marsejez me më shumë aktivizime, 41 të tilla në të gjitha kompeticionet, pas mbrotjësit Laurent Bonart (42 ndeshje). Cana është autori i 3 golave, por dhe "pronari" i 12 kartonëve të verdhë. Loriku mund të thyejë këtë vit edhe një rekord personal me fanellën e Marsejës. Ndërsa sezonin e kaluar ai zhvilloi 44 ndeshje, Cana i ka të gjitha mundësitë për ta tejkaluar këtë shifër.
1 EURO -Të shtunën, më 6 prill do të luhet edhe ndeshja e sezonit për Marsejën, ajo kundër kampionëve të Francës, Olimpikut të Lionit, që kryeson edhe kampionatin. Në ndeshjen e fazës së parë, Marseja fitoi 1-2 në shtëpinë e Olimpikut të Lionit (dy gola të Niang për Marsejën). Cana luajti 90 minuta në atë takim, por u ndëshkua edhe me një karton të verdhë. "Unë jam i kënaqur për shokët e mi, tifozët tanë, qytetin e Marsejës. Treguam se ishim të denjë të veshim ngjyrat e Olimpikut të Marsejës", - tha Cana, atëherë pas ndeshjes. Olimpik i Marsejës-Olimpik i Lionit ka dhe një të vecantë tjetër, pasi pikërisht në këtë ndeshje do të materializohet edhe iniciativa humanitare e Lorik Canës, ku nga cdo biletë e shitur (priten 50 mijë të tilla), kapiteni i Marsejës në marrëveshje edhe me drejtuesit e klubit do të marrë 1 euro për ta nisur më pas në Shqipëri, në ndihmë të fëmijëve të varfër shqiptarë.
NDESHJE BAMIRËSIE - Cana, një ambasador i PNUD-it, është një nga aktivistët e nderit të Fondacionit Shqiptar të Fëmijëve "Domeniko Scaglione". Loriku do të marrë pjesë edhe në një ndeshje humanitare të organizuar nga Fabio Celestini, një ish-lojtar i Olimpikut të Marsejës, i cili aktualisht mbron ngjyrat e Getafes në Spanjës. Ndeshja e bamirësisë e "Fondacionit 4-4-2" do të luhet, më 21 prill në Gjenevë të Zvicrës dhe mbështetet nga fondacioni i UNESCO-s të qytetit Getafe, një qytet i rrethinave të Madridit në Spanjë. Emrat që do të luajnë janë ng më të njohurit e futbollit botëror. Formacioni i Fabio Celestinit do të drejtohet nga trajneri aktual i Realit të Madridit, Bernd Shuster dhe do të ketë në përbërje yje të tillë si Raul, Jordi Krujf (djali i Johan Krujfit), Mikael Laudrup, Stefan Shapuiza, Enco Franceskoli dhe Zinedin Zidan. Në skuadrën ku do të bëjë pjesë edhe Lorik Cana do të jenë ish-lojtarë të Olimpikut, por dhe ata aktualë: vellëzrit Kantona, Zhan Pierr Papin, "Bolo" Zenden, Bazil Boli dhe të tjerë.