Salihi, vjen goli i 12-të sezonal

Hamdi Salihi vazhdon të konfirmojë veten si sulmuesi më i mirë shqiptar i momentit. Shkodrani që aktivizohet me SV Ried në kampionatin austriak ka shënuar edhe golin e tij të 12-të në këtë sezon. Skuadra e tij është mposhtur të dielën në shtëpi nga Salzburg me rezultatin 2-1, dhe goli i sulmuesit shqiptar ka vlejtur vetëm në aspektin personal pasi ai vazhdon të jetë në ndjekje të titullit të golashënuesit më të mirë të kampionatit austriak. Aktualisht Salihi renditet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë ë Bundesligës austriake pas Aleksander Zickler që ka shënuar 15 gola. Deri në përfundim të këtij sezoni në Austri kanë mbetur edhe katër javë të tjera.