E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti Uka thumbon Kryeministrin në Kuvend

Projektligji për mjedisin ka shkaktuar debate të shumta në Kuvend, duke konfirmuar edhe njëherë se zërat kundër në grupin e PD-së sa vijnë e forcohen herë pas here, duke kundërshtuar edhe vetë Kryeministrin Sali Berisha. Deputeti i PD-së, Rexhep Uka, është shprehur dje kundër fjalës së Kryeministrit Berisha, i cili nga diskutimi për mjedisin, kaloi te historitë familjare të deputetëve të Kuvendit. Duke marrë fjalën në seancë, deputeti Uka tha se "duhet të heqim dorë nga polemikat, pasi ne ngatërrojmë disa raporte, ritmin e reformave, shpejtësinë, ngutjen dhe shkarjen. Gjëja më e lehtë që kemi ne është shkarja, për të kaluar nga tema në temë. Mendoj se kalimi në histori kishte pak vend, nga historia të mos mburren se e njohin, unë do t‘ju kujtoj vetëm diçka: Në histori nuk mbetet ai që fiton, por fiton ai që mbetet. Bari Omari nuk fitoi, por mbeti, të tjerat po i lëmë më tutje". Duke kaluar te çështja e mjedisit, deputeti Rexhep Uka tha se "për hatër do të doja që mjedisi shqiptar të ishte në mesjetë, këto janë gjëra të pamundura, këto gjëra janë mbyllur shumë herët nga të tjerat, nga ai që ka nxjerrë për herë të parë kapacitetin mjedis mbajtës. "Zotërinj ky është një koncept që shumë pak mund ta diskutojnë, do të dëshiroja të hapej një debat për mjedisin, nuk kemi pse të bëhemi avokat të mjedisit pas kohe. nëse bëhet fjalë për të pasur diferencën e florës e mjedisit tonë sapo të kalojmë kufirin kjo është çështje e kaluar që në ‘90, kur ne e kemi shkallmuar këtë veprimtari". Por, ka theksuar Uka, nëse diskutojmë për këtë projektligj, i kthehem asaj çfarë thashë më parë mos ngatërrojmë ritmin, shpejtësinë, angazhimin në reforma, sepse këto gjëra janë diskutuar në komision dhe nuk ka pasur asnjë kundërshti. Mund të them, ka theksuar deputeti i PD-së, se çdo vonesë çdo zgajtje për lejet mjedisore është vetëm për burim korrupsioni, ne duhet të ecim me shpejtësinë e kohës për t‘i bërë ato vlerësime shpejt e shpejt dhe avokaturën ta bëjmë profesionalisht dhe nëse doni, tha ai, të diskutojmë profesionalisht për mjedisin këtë mund ta bëjmë kur të doni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›