E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti Xhindi përcillet për në banesën e fundit, Roskoveci e shpall qytetar nderi

Para disa minutash, është përcjellë për në banesën e fundit, FatmirXhindi, deputet i Partisë Socialiste për tre legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë. Arkivoli me trupin e deputetit te ndjere te PS ka mberritur ne varrezat e fshatit Kurjan, ku është përcjellë ne banesen e fundit. Përveç familjareve dhe te afërmve, ne ceremonine mortore merrnin pjese qindra qytetare, simpatizante te tij dhe deputetë të të gjithë krahëve të politikës. Në ceremoni, përfaqësuesit politikë të PS-së, kane kerkuar qe ngjarja te zbardhet sa me shpejt, ndërkohë që garanci për këtë kërkesë, dhanë më herët kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama mbajti fjalimin e lamtumirën për deputetin e forcës politike që ai drejton. Ai ka bere thirrje per zbardhjen sa me pare te se vertetes, ne menyre qe drejtesia te vihet ne vend. “E verteta e kesaj mizorie nuk te kthen dot ne jete, por pa dale ajo ne driten e diellit ti nuk do te prehesh dot i qete miku yne”, eshte shprehur Rama. “S’ka dyshim se kur te quajten Fatmir, nena dhe babai yt i ndjere deshen nje fat me te mire per ty. Ti bere gjithcka per te merituar nje fat me te mire. Lamtumire Xhindi yne!”, ka thënë kreu i PS-së. Gjatë ceremonisë është njoftuar edhe marrja e vendimit nga Këshilli bashkiak i qytetit të Roskovecit, i cili e ka shpallur atë qytetar nderi per kontributin e dhene per kete komunitet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›