Berisha në Ditën e Gazetarëve: Media po vihet nën presione të paligjshme, shteti nuk do të qendrojë indiferent
Në 3 Maj, Ditën Botërore të Gazetarëve, Kryeministri i Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi rastin, që me një deklaratë të posaçme t’u përcjellë urime gazetarëve në vend. Zëdhënësja e Kryeministrit, Juela Meçani, doli pasditen e sotme me një deklaratë për shtyp ku citoi urimet për të gjithë gazetarëve shqiptarë.
Ja edhe deklarata e plotë
“Kryeministri shpreh urimet e tij më të mira të gjithë gazetarëve shqiptarë dhe për t’i garantuar ata se qeveria shqiptare është dhe do të mbetet tërësisht e përkushtuar për respektimin e plotë të lirive të mendimit dhe të shprehjes si liri themelore për një komb dhe një shoqëri. Këto 4 vite ishin vitet e dimensionit më të lartë të lirisë së mendimit në Shqipëri, vite në të cilat asnjë gazetar nuk u ndoq dhe nuk u penalizua për botime apo shkrime dhe nuk u përball me asnjë presion të qeverisë për politikat e tij editoriale. Por përsëri liria e mendimit në Shqipëri përballet me problemet e veta serioze, në mënyrë të veçantë me presionin e interesave të grupeve të caktuara politike dhe ekonomike. Por, presionit të interesave të grupeve të caktuara politike dhe ekonomike, së bashku me ju gazetarë, do të mund t’u japim përgjigje ligjore në përmasa më të mëdha në të ardhmen.
...