Edi Rama e shoqëroi deputetin Arben Malaj, por nuk i pyeti çfarë u solli për 4 vjet
Çfarë u solli 4 vjet deputeti Malaj?
Edi Rama mbërriti në fshatrat e Topalltisë. Mbërritja e tij pompoze dhe “fjalimi dramatik” përbënin dy anë të një skene qesharake, sepse pjesën e tretë e përmbante pyetja: Po kjo çupa (ishte fjala për Luizën), çdo këtu? Edi edhe këtu në Topallti siç i thonë vëndallinjtë, hapi thesin e gënjeshtrave.
Njërën anë të thesit, atë që shkarkoi pikërisht nga “gomari i PS” e mbante Arben Malaj, tjetrën Luiza. Mirëpo premtimi se do t’u bënte Ministrinë e Zhvillimit Rural do kuptuar Ministrinë e Bujqësisë, sepse Edi ende s’ka haber nga punët e bujqësisë, griu sallatë siç e ka zakon se për këtë është terbiet. Por nën zë banorët pyesnin: “Mirë o Edi, po çfarë na solli në 4 vjet deputeti që ke në krah? Arben Malaj ka qenë deputet i kësaj zone që fitoi vetëm me 300 votat e kutisë së shqyer të Kaninës, por çfarë u bëri deputeti zonës që e zgjodhi? Mori mandatin e tyre dhe... ku të kam parë. Ndonëse është vendali nga Shushica, deputeti i majtë nuk ka më shanse të ketë vota në verën e këtij viti.
Jo vetëm Malaj, por edhe Besnik Dervishi, deputeti tjetër i lumit të Vlorës, që i mori votat duke u mbështetur ende tek kontributi i babës ne luftën e fundit. Deputetit Malaj i janë tharë tashmë burimet, që i sillnin ujë në përroin e kutive të shqyera. Inkursioni i Edit deri në Topallti pikërisht atë qëllim kishte, vota për Arbenin, por votat tashmë janë kondicionuar tek një pikë: “Na thuaj çfarë ke bërë për zonën në 4 vjet dhe t’i konvertojmë në vota”. Përgjigja është “asgjë”, që do të lexohet hiç edhe vota.