E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti demokrat: Ndikimi i Wikileaks është zero absolute

Dy ditë pasi u përfshi në listën e gazetës Tema si një nga 10 deputetët më kot të parlamentit shqiptar, Luçiano Boçi ka dhënë një intervistë, në të cilën ka theksuar se ndikimin i publikimit të Wikileaks është zero. Duke përputhur qëndrimin zyrtar të vetë SHBA si dhe të shteteve të tjera të përmendura krahas dhe vendit tonë, ndikimi i publikimit të këtyre disi-informacioneve, mendoj se shkon drejt zeros absolute. Kjo jo thjesht për besueshmëri burimi apo publikimi, por për faktin e thjeshtë që dihet e pranohet nga të gjithë që kanalet sekrete diplomatike kanë gjuhën e tyre dhe lirinë e dhënies së opinioneve bruto, të grumbulluar nga shumë drejtime, pa kufizim, qofshin reale ose jo reale, pa pasur censurën dhe autocensurën e së vërtetës, tha Boçi.

Deputeti demokrat tha se ato që ka transmetuar ambasada amerikane nuk janë informacione, por thashetheme. Në këtë kontekst nuk mund të flitet aspak për informacion, pasi ky term në vetvete është shumë afër së vërtetës gjë që nuk përputhet me atë që na lexojnë sytë në tekstet kabllografike. Këtu, më saktë, mund të flitet për transmetim të një amalgame opinionesh momentale, hipotetike, si shprehje e përplasjeve dhe luftës politike, të mbledhura aty-këtu dhe të transmetuara me skrupulozitet nga zyrtarë të ngarkuar me këtë detyrë, se sa për gjendje të verifikuara, tha Boçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›