E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit: Ai vrau frikën në mbarë vendin

Në rastin e 13 vjetorit të vdekjes së Azem Hajdarit, kryeministri Sali Berisha bëri homazhe në memorialin e tij, pranë selisë së Partisë Demokratike. Duke folur përpara gazetarëve të pranishëm, Berisha tha se Azem Hajdari vrau frikën në mbarë vendin dhe ktheu shpresën tek liria. Berisha e ka quajtur vetë Hajdarin një tribun i lirisë, që gjunjëzoi diktaturën më të egër. Liria ishte pasioni më i madh i Azem Hajdarit, deklaroi kryeministri. Berisha shtoi se shqiptarët i kanë dhënë atij titullin flamurmbajtës dhe engjëll i demokracisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›