E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti i PD, thirrje biznesit: Mos paguani taksat e Bashkisë së Tiranës

Florion Mima, deputet i PD, deklaroi sot se taksat e metropolit janë të larta dhe bëri thirrje për biznesin: Mos paguani më shumë se 10 % të taksës së biznesit, Bashkisë së Tiranës

Tiranë, 28 qershor, NOA Deputeti i Partisë Demokratike, Florjon Mima akuzoi sot kryetarin e bashkisë së Tiranës, Edi Rama për paligjshmërinë dhe keqpërdorimin që po i bën ai ligjit duke mos bërë prej disa vitesh transparencën e buxhetit të bashkisë dhe aq më keq duke mos e miratuar atë në Këshillin Bashkiak, por duke punuar me buxhet provizor, për motive krejtësisht politike.

Zoti Rama për të disatin vit rresht, vazhdon traditën e mosmiratimit të buxhetit në Këshillin Bashkiak, dhe të operimit me buxhet provizor në kushtet të mungesës totale të transparencës për publikun, i cili sipas ligjit do të duhej të informohej me detaje për paratë që paguan në formën e tatimeve, taksave dhe tarifave lokale si dhe për mënyrën e shpenzimit të këtyre parave nga Bashkia e Tiranës, deklaroi deputeti Mima.

Sipas deputetit të PD-së, kryebashkiaku Rama duke thyer tërësisht ligjin vazhdon të vjelë tatime, taksa dhe tarifa, që e tejkalojnë disa herë kufirin e vendosur nga ligji, sipas të cilit të gjitha tatimet, taksat dhe tarifat nuk mund të jenë më shumë se 10 përqind e nivelit tregues të taksës për biznesin e vogël.

Deputeti Florjon Mima deklaroi ndërkaq se Partia Demokratike dhe qeveria e mazhorancës do të kthehen në avokatin e mbrojtjes së të drejtave të tatim-paguesve, për të garantuar që paratë e vjela padrejtësisht të kthehen në arkat e tyre.

Sipas deputetit demokrat, të gjithë ata, që ende nuk e kanë kryer pagesën, mjafton të injorojnë njoftim-tatimet ilegale të bashkisë dhe të paguajnë vetëm detyrimin që thotë ligji.

Mos harroni! 10 përqind e taksës së biznesit të vogël është detyrimi juaj total për të gjitha taksat dhe tarifat lokale, sqaroi qytetarët e Tiranës, deputeti Mima.

Ai u bëri thirrje në emër të PD-së, të gjithë organeve tatimore të ndërmarrin sa më parë veprime, verifikuese, kontrolluese dhe bllokuese të kësaj manovre antiligjore të kryebashkiakut Rama si dhe tu garantojnë transparencën qytetarëve dhe biznesit të vogël.

mit/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") kreshnik |28/06/2010 20:06:41 nuk thua qe populli mos paguaj po i qan hallin biznesit,, nuk shef ata plerat qe
do ngrene prap cmimin e energjise elektrike... debil!! Komentoje 0 0 nertila |29/06/2010 11:59:36 jam shume dakort me ty kreshnik !!!! Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=1; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/ekonomi/90-ekonomi/25574-pd-mima-mos-paguani-me-shume-se-10-te-takses-se-biznesit-bashkise';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›