Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, vizitë zyrtare në SHBA
WASHINGTON - Deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri, i cili ndodhet prej disa ditësh në Uashington të SHBA-së për një vizitë zyrtare, është takuar me zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të Kongresit dhe Senatit Amerikan.
Midis takimeve të shumta vlen të permendet takimi me Anëtarin e Komitetit të Jashtëm dhe Kryetarin e N/Komitetit të Hapësirës dhe Aeronautikës, Kongresmenin Dana Rohrabacher.
Në këtë takim u fol edhe për çështjen çame dhe iu bë me dije Kongresmenit Rohrabacher përpjekja e deritanishme e PDIU-së, për të arritur një pasqyrim të qartë të problemit çam dhe për të gjetur hapësirat e nevojshme për sensibilizimin e faktorit ndërkombetar dhe atë amerikan në këtë çeshtje.
Gjatë takimeve në Kongresin amerikan, Deputeti Tahiri është pritur edhe nga Kongresmeni Frank Wolf, me të cilin është folur për zhvillimet në Shqiperi dhe përpjekjet e maxhorancës për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian.
Edhe Kongresmenit Wolf i është bërë me dije problemi i çamërisë dhe gjithashtu rruga paqësore dhe institucionale që po ndiqet për sensibilizimin e vendeve perëndimore për zgjidhjen e kësaj çeshtjeje.
Takime të tjera janë kryer edhe me antarët e Komitetit të Ligjeve Kongresmenin Louie Gohmert dhe Kongresmenin Steve King. Edhe në keto takime Deputeti Tahiri ka lobuar për çështjen çame duke bërë prezent vuajtjet e kësaj popullate dhe kërkesat për njohjen e të drejtave të tyre forcërisht të dhunuara.
(er.nu/BalkanWeb)