Deputeti i PDIU-se takon tre kongresmene amerikane
Deputeti i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri eshte duke zhvilluar nje vizite disaditore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne kuader te promovimit te ceshtjes came dhe objektivave te partise qe ai perfaqeson. Pergjate kesaj vizite ne Uashington Tahiri eshte takuar me zyrtare te larte dhe perfaqesues te Kongresit dhe Senatit te SHBA-se. Nje takim i rendesishem i kryer ishte edhe ai me anetarin e Komitetit te Jashtem dhe nenkryetarin e Komitetit te Hapesires dhe Aeronautikes kongresmenin Dana Rohrabacher. Ne kete takim kongresmenit i eshte kerkuar mbeshtetje nderkombetare per ceshtjen came dhe po keshtu i jane renditur nismat e ndermarra deri tani nga ana e PDIU-se ne lidhje me promovimin dhe zgjidhjen e kesaj ceshtje. Gjate takimeve ne Kongresin e SHBA-se Tahiri eshte pritur edhe nga kongresmeni Frank Wolf me te cilin eshte folur per zhvillimet ne Shqiperi dhe perpjekjet e mazhorances dhe vendit per te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Ne kete takim edhe kongresmenit Wolf i eshte bere me dije problemi i ceshtje cames dhe gjithashtu rruga paqesore dhe institucionale qe po perdor PDIU-ja per zgjidhjen e kesaj ceshtje. Takime te tjera deputeti i PDIU-se Tahiri ka zhvilluar edhe me anetaret e Komitetit amerikan te Ligjeve kongresmenin Louie Gohmert dhe kongresmenin Steve King. Edhe ne keto takime te realizuara u ndie nje fryme e ngrohte mikpritese dhe mirekuptuese ndaj ceshtjes came ne kuader te respektimit te te drejtave te njeriut dhe te drejtave te tjera baze te demokracise. Prej kohesh PDIU-ja zhvillon vizita lobuese ne SHBA per te arritur te sensibilizoje dhe klasen politike te ketij vendi ne kuader te ceshtjes came.