E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi 12 kushtet e Brukselit duhet te plotesohen menjehere

Qendrimi Ambasadori i BE-se ne Tirane Pritshmerite tona jane shume te medha

Ambasadori i Komisionit Europian ne Shqiperi Ettore Sequi gjate nenshkrimit te marreveshjes per dhenien e 82 milione eurove qeverise shqiptare theksoi se nisur nga keto financime te medha pritshmerite e BE-se ndaj klases politike shqiptare rriteshin. Ne ceremonine e nenshkrimit te marreveshjes se dorezimit te te ardhurave nga ambasadori te ministrja e Integrimit Europian Majlinda Bregu ambasadori Sequi theksoi se per Europen vete nuk ishte e lehte dhenia e nje ndihme te tille ne nje kohe kur shume vende te saj vuanin nga pasoja e krizes ekonomike. Fakti qe BE-ja e ka ruajtur nivelin e ndihmes drejt Shqiperise dhe rajonit ne teresi gjate nje krize kaq te thelle nuk mund te theksohet mjaftueshem dhe nuk mund te merret si i mireqene. Ne kete kuader pritshmerite tona per rezultatet e kesaj ndihme nuk jane modeste deklaroi Sequi. Ai kujtoi ketu faktin se Shqiperia ende nuk i kishte permbushur 12 prioritetet qe i ishin lene detyre shtepie nga Komisioni Europian te cilat kishin te benin me elemente te rendesishme te funksionimit te demokracise si reforma elektorale ajo ne drejtesi lufta kunder korrupsionit dhe shume elemente te tjera qe kerkoheshin per integrimin. Ju keni pergjegjesine per adresimin e 12 prioriteteve te Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat. Parlament funksionues zgjedhje te lira dhe te ndershme administrate publike meritokratike dhe profesionale reforma ne drejtesi lufte kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar sigurim i te drejtes se prones te drejtave te njeriut dhe reforma e burgjeve jane ceshtjet prioritare qe Shqiperia duhet te adresoje per te marre statusin e vendit kandidat deklaroi Sequi duke permendur listen e gjate te prioriteteve qe kishte perpara Shqiperia. Sipas tij me permbushjen e ketyre detyrimeve jo vetem sigurohej integrimi por permbusheshin edhe aspiratat demokratike te shqiptareve. Me marrjen e kesaj ndihme te radhes shuma totale e ndihmes qe BE-ja ka dhene per Shqiperine qe ne vitin 1991 shkon ne me shume se 1.4 miliarde euro duke e bere Bashkimin Europian qartazi partnerin me te madh te vendit. Keto ndihma vijne te ndara ne zera te vecante ne lidhje me investime te percaktuara si prioritete nga qeveria shqiptare ne bashkepunim me partneret europiane. Ne rast se Shqiperia do te kishte arritur te merrte statusin e vendit kandidat prane BE-se ndihmat qe do ti akordoheshin vendit tone priteshin te ishin me te larta dhe po keshtu te drejtuara ne sektore me strategjike te zhvillimit te vendit. Keshtu ne rast te marrjes se statusit te kandidatit ndihma e BE-se ndaj Shqiperise do te fokusohej drejt komponenteve me jetike per zhvillimin e vendit sic eshte edhe bujqesia e cila ne Shqiperia ka probleme te medha krahasuar me ate te vendeve europiane. Deklarata e ambasadorit te Bashkimit Europian ne Tirane ka qene vetem nje shprehje e alarmit qe Brukseli zyrtar ka vazhduar te jape vazhdimisht ne lidhje me problemin e madh te Shqiperise per te arritur standardet europiane. Zedhenesi i komisionerit Fule deklaroi para pak ditesh se raport-progresi i komisionit tashme ka nisur te hartohet dhe ceshtja e hetimit te ngjarjeve te 21 janarit do te jete pjese e rendesishme e komportimit te Brukselit zyrtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›