E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca e sekuestros Prudentino kerkon nga gjykata lirim nga burgu

I akuzuari per lidhje me organizaten mafioze Sacra Corona Unita nderron avokatin vendimi me 18 tetor

Gjykata e Vlores ka shtyre serish dje seancen ne ngarkim te italianit Albino Prudentino lidhur me procesin e zbatimit te leterporosise se ardhur nga drejtesia italiane per arrestimin dhe sekuestron e pronave te tij te shtrira ne disa qytete shqiptare. Por seanca do te zgjaste vetem pak minuta pasi i akuzuari per lidhje me organizaten mafioze Sacra Corona Unita ka kerkuar nderrimin e mbrojtesit duke e zevendesuar me avokatin Ferdinand Ndoja. Ne kete seance pervec njohjes me leterporosine dhe masen e sekuestros ndaj pronave te tij Prudentinos do ti shqyrtohej edhe kerkesa e paraqitur po prej tij per revokim te mases se sigurise. Pritet qe keto kerkesa te shqyrtohen me 18 tetor ne oren 1300 nga gjyqtarja Erila Xhela. Shtyrja e kesaj seance pasonte ate te dates 12 tetor e cila nuk u zhvillua pasi ne seance mungonte prokurori me justifikimin se per arsye familjare nuk mund te merrte pjese ne seancen ku pritej te jepej sekuestro. Menjehere pas arrestimit te mafiozit italian Albino Prudentino ne Shqiperi prokuroria e Vlores nisi sekuestrimin e pronave te tij ne Tirane dhe Vlore. Prokuroria vuri ne sekuestro aktivitetin e Prudentinos ne resortin Muza Park ne Mullet te Tiranes ish-resorti Artur si dhe restoranti ne pronesi te eksponentit te organizates Sacra Corona Unita ne Vlore i njohur si Piazza Italia. Albino Prudentino u arrestua pak kohe me pare ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore. Ndaj Prudentinos i cili njihet si njeri prej drejtuesve te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita Gjykata e Leces ne 20 shtator te ketij viti ka leshuar urdhrin e arrestit per Bashkepunim kriminal i tipit mafioz Trafik droge si dhe Grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal Italian. Prudentino rezulton te jete pronar i dy lokaleve luksoze me emer ne zonen e Ujit te Ftohte zone mjaft e frekuentuar ne qytetin e Vlores nje pasticeri dhe tjetra restorant ndersa planifikonte te hapte dhe nje kazino me lojera elektronike. Gjithashtu nderkohe qe ne Shqiperi zhvillohet kjo seance nga ana e Ministrise se Drejtesise jane duke vijuar proceduar per ekstradimin e Prudentinos per llogari te drejtesise se shtetit fqinj. Sipas avokatit italian te Prudentinos edhe vete i akuzuari dhe mbrojtja e tij jane dakord per kete ekstradim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›