Rama: Do votojmë kundër dekretit të presidentit për KLSH në
Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS së se opozitarët do të votojnë kundër dekretit të presidentit Bamir Topi, për kreun e KLSH-së.
Në lidhje me arsyen e një deklarate të tillë kreu i opozitës shprehet se kandidatura e Bujar Leskajt nuk përmbush sipas tyre kriteret e paktit me 10 pika të PS-së.
Kuvendi do ushtrojë dekretin për kreun e KLSH-së. Kandidatura nuk i përmbush kriteret tona të propozuar në paktin prej 10 pikash. E them me keqardhje se ndërkohë që ka një traditë që KLSH-në nuk e merr qeveria dhe ne kemi deklaruar se nuk duam figura nga partia në pushtet. Ne nuk do votojmë pro, pasi KLSH nuk do jetë me i shtetit, por i pushtetit, – tha Rama.
Shkrime të tjera me interes: