Mediat izraelite: Berisha erdhi për investimet në infrastrukturë. Kryeministria përgënjeshtron mediat shqiptare, por jo ato izraelite
Kjo është e vështirë: Të shkosh në Izrael, të thuash që Palestina saboton paqen, që Irani drejtohet nga nazistë e pastaj të përpiqesh të zbutësh efektet e këtyre deklaratave pasi të acarohen vendet e sulmuara. Kryeministri Sali Berisha po u kënaq sedrën izraelitëve me këto deklarata, që vijnë nga drejtuesi i një vendi ‘mysliman të moderuar’ siç na quajnë izraelitët. Mirëpo në një njoftim për shtyp, kryeministria ka sulmuar gazetat shqiptare duke thënë se janë të pavërteta deklaratat se Berisha është shprehur se Palestina po saboton procesin e paqes. Po gazetat kryesore izraelite që e kanë këtë citim të Berishës? Pse nuk ua mbyll gojën edhe atyre Berisha?
Por ndërsa Jerusalem Post citon pikërisht këtë deklaratë të Berishës, ajo zbardh një të vërtetë të madhe të vizitës së Berishës. Burimet diplomatike thonë se Shqipëria është shumë e interesuar për investimet në infrastrukturë, shkruan Jerusalem Post. Pasi vendet arabe i kanë refuzuar paratë për rrugën Tiranë- Elbasan, për parlamentin e ri apo të tjera investime, Berisha ka nisur të bredhë në kërkim të parave. Arka e shtetit është bosh, kurse dhjetëra biznese po falimentojnë pasi qeveria nuk i ka paguar për punët e bëra në infrastrukturë. Vitin që do nisim për pak është një vit zgjedhor dhe kryeministri ka interes të jashtëzakonshëm të derdhë miliona për këtë çështje.
Linku i Jerusalem Post me deklaratën e Berishës për Palestinën: