E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti serb: Shqiptarët po ndërtojnë pa leje në Brezovicë

Deputeti i serb i Lëvizjes Socialiste në Kuvendin e Serbisë, Dragan Todoroviq ka deklaruar sot duhet se duhet të gjendet mënyra që potencialet e Brezovicës të futen në funksion dhe të “parandalohet uzurpimi me objekte ilegale që po ndërtojnë shqiptarët”.

Todoroviq se bashku me grupin e deputetëve të Kuvendit të Serbisë këtë vikend kanë qëndruar në Kosovë, kurse sot kanë marrë pjesë në liturgji në manastirin e Zoçishtës, raporton prizrenpress.

Më pas ata kanë vizituar Rahovecin dhe Hoçën e Madhe.

Deputetët dje kanë qëndruar në Shtërpcë ku kanë takuar strukturat ilegale të qeverisë lokale, si dhe kanë vizituar edhe qendrën e skive në Brezovicë, si dhe ndërtimin e lagjeve të vikendit, që sipas tyre, janë ndërtuar nga shqiptarët.

Todoroviq ka thënë se “të mirat e shtetit në Brezovicë nuk janë shfrytëzuar edhe as nuk janë vënë në funksion dhe se duhet të gjendet mënyrë që tërë këtë potencial ta aktivizojmë dhe ta ruajmë nga ndërtimi i objekteve pa leje”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›