E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një “princeshë” prostitutë, në gjyq për mashtrime

Një grua e akuzuar për mashtrim pronash me vlerë 14 milionë funte, duke u hequr si princeshë saudite, ishte në fakt një prostitutë. Në një deklaratë nga banka britanike “Barclays”, Sara Al Amoudi thuhet se kishte 165 milionë funte në llogarinë e saj. Tregtarët e pronave, Amanda Klaterbek dhe Ian Peton thanë se “princesha” në të vërtetë punonte si prostitutë me dy motrat e saj, në një apartament që kushton 750 000 funte afër “Harrods” në kryeqytetin britanik, Londër. Gjykatësi ka urdhëruar zonjushën Al Amoudi të heqë perçen në sallën e gjyqit, pas ankesës civile të Klaterbek dhe Peton mbi vlerën e gjashtë apartamenteve luksoze në Londër, që ata i kishin nënshkruar në favor të saj, transmeton gazeta Panorama.

Al Amoudi njihet si “femra fatale nën perçe” dhe thuhet se e hiqte rregullisht perçen për të shkuar në klube nate. Al Amoudi, e deklaruar herë 30 e herë 43 vjeçe, ishte përfshirë në një skemë pasurish të paluajtshme miliona funte të vlefshme. Ajo thoshte se ishte e martuar me një princ saudit dhe kishte pasuri nga ana e babait, që herë thuhej të ishte miliarderi etiopas, sheikh Mohammed Hussein Al Amoudi, e herë kushëriri i tij, sheikh Mohammed Aboud Al Amoudi. Por, që të dy këta kanë mohuar të kenë lidhje gjaku me të. Gjykimi për këtë çështje vazhdon./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›