E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti socialist, Brace në familjen Jaho për ngushëllime

Trupi i pajetë i nënë e bijë mbërritën sot paradite në banesën e tyre në Perondi të Kucovës nga ku dhe do t’u jepet dhe lamtumira e fundit. Deputeti socialist Erion Brace në familjen e viktimave për ngushëllim. 

KUCOVE- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka shkuar sot në familjen Jaho e cila humbi tragjikisht vajzën 22 vjecare Elvira dhe foshnjën e saj Klara vetëm 3 muajshme.
Nëna e re së bashku me bashkëshortin e saj dhe fëmijën u ndodhën në varkën me 24 klandestinë që u mbyt mbrëmë në brigjet e liqenit të Butrintit teksa tentonin të shkonin në Greqi.
Deputeti socialist, Brace u shprehu ngushëllime famijarëve për humbjen tragjike.
Trupi i pajetë i nënë e bijë mbërritën sot paradite në banesën e tyre në Perondi të Kucovës nga ku dhe do t’u jepet dhe lamtumira e fundit. dhe në Perondi të Kuçovës.
Tragjedisë i mbijetoi vetëm bashkëshorti Dritan Jaho i cili aktualisht ndodhet në gjendje shoku për humbjen e madhe të familjarëve të tij.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›