Arrest në Rinas 2 personave, fshehën eurot dhe arin
Dy shtetasit tentuan të udhëtojnë me linjën ajrore Turkish - Airlinës nga Tirana për në drejtim të Turqisë, por gjate një kontrolli të ushtruar ju gjetën një sasi e konsiderueshme parash dhe floriri te padeklaruara ne aeroport
TIRANE-Dy persona u arrestuan në aeroportin e Rinasit pasi nuk deklaruan në organet përkatëse paratë dhe floririn që kishin me vete. Arrestimi në flagrancë u realizua nga Policia e Qarkut të Tiranës rreth ores 14.20, kur këta dy shtetas duke tentuar të udhëtojnë me linjën ajrore Turkish - Airlinës nga Tirana për në drejtim të Turqisë, përgjatë një kontrolli të ushtruar ju gjetën një sasi e konsiderueshme parash prej 31900 dollarë. Bëhet fjalë për shtetas nga Kavaja e banorë të Durrësit, Vasip Habili, 47 - vjec, dhe Gezim Puja, 44 –vjec.
Shtetasit Habili, ju gjend shuma e parave e pa deklaruar prej 16900 dollarë dhe shtetasit Pujës shuma e parave të padeklaruar prej 15000 dollare.
Sic bëjnë të ditur burimet nga policia e Tiranës, atyre ju gjend gjithashtu dhe ju sekuestrua dhe një sasi prej 1139 gramë flori, që e kishin e fshehur në gjashtë qese. Vetëm njëra prej qeseve peshonte rreth 82.4 gramë.
Kapja e tyre u posedua falë informacioneve operative të poseduara nga seksioni i hetimit në Komisariatin e Policisë së Rinasit. Dy shtetasit do të akuzohen për konsumim të veprave penale të “Mosdeklarimit në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë e kontrabandës me mallra të ndaluar”.
(d.b/BalkanWeb)