Mediat e huaja për tragjedinë e Butrintit
Nje sere emrash te njohur te gazetarise boterore, duke nisur nga agjencia “Reuters” e deri te sajtet kineze, kane shkruar per ngjarjen e nje nate me pare ne liqenin e Butrintit ku nje varkë në të cilen ndodheshin 24 persona u mbyt duke lënë te vdekur dy persona, nene e bije
TIRANE-Tragjedite e emigranteve shqiptare të cilët për të gjetur një jetë më të mirë përtej kufirit, mbyten në det, vazhdon të jetë prezent në mediat e huaja. Ngjarjet e humbjes së klandestinëve shqiptarë në det janë pasqyruar gjerë nga mediat e huaja duke nisur nga tragjedia e rëndë në mars të vitit 1997 ku humbën jetën në Otranto 81 shqiptarë edhe sot që jemi në vitin 2008. Nje sere emrash te njohur te gazetarise boterore, duke nisur nga agjencia “Reuters” e deri te sajtet kineze, kane shkruar per ngjarjen e nje nate me pare ne liqenin e Butrintit ku nje varkë në të cilen ndodheshin 24 persona u mbyt duke lënë te vdekur dy persona, nene e bije. “Associated Press” shkruante se nje varke e tejmbushur me emigrante te paligjshem u mbyt naten e se dieles ne jug te Shqiperise duke lene te vdekur edhe nje foshnje 3 muajshe. Ndersa sajti kroat “Javno”, i vendoste theksin faktit se tre vjet me pare, Shqiperia vendosi moratoriumin per skafet me qellim ndalimin e trafikimimit te njerezve dhe droges nepermjet detit Adriatik drejt Italise dhe qe atehere, Shqiptaret e varfer te cilet kerkojne nje jete me te mire jashte shtetit kane shfrytezuar kalimin e kufirit drejt Greqise. Tragjedia e mbrëmshme ne Butrint, eshte percjelle edhe ne “International Herald Tribune”, “ABC Neës”, Agjencia italiane e lajmeve “Ansa”, “Corriere della Sera”, izraelitja “Jerusalem Post”, Kinezja “Xinhua” etj.
(d.b/News24BalkanWeb)