E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetja Shamku viziton studentët grevistë në Vlorë

Shamku i ka mbështetur studentët në të drejtën e tyre legjitime, për të patur një diplomë si të gjithë të tjerët, ku cilësohet qartë titulli “Jurist”.

Deputetja socialiste është shprehur se të drejtat e këtyre studentëve nuk duhet të shkelen me këmbë nga ana e shtetit.

 “Jemi përballë një politike që nuk ka më sensibilitet as  profesional, as njerëzor, me ç’po duket. Dhe vijmë këtu në këtë përshkallëzim të dytë në Vlorë kësaj radhe, ku jo pak djem dhe vajza janë në një fazë të dytë të kësaj greve që është grevë urie. Nuk është kartë e Bolonjës kjo, ia kemi shpjeguar funksionarëve të ministrisë, por kjo është kartë e Tiranës. Tani unë nuk e kuptoj dot mbas një greve të përgjithshme dhe mbas një greve urie në këtë vend çfarë u dashka të bëjë dikush që marrë një "diplomë" si gjithë bota. Pse duhet të funksionojë gjithnjë nën presion ky shtet? Kush paguan për gjithë këtë”, tha ndër të tjerash Shamku.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›