E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjohu!: Shqiptarët fituan kundër Enciklopedisë

Sipas saj, këshilli redaktues i enciklopedisë duhet të ndëshkohet për përkeqësimin e situatës në Maqedoni dhe nxitjen e urrejtjes ndëretnike.

''Tendenca për të cënuar karakterin multietnik të shtetit nga ana e akademikëve nuk guxon të kalojë pa u dënuar për të evituar aventura të tilla të rrezikshme në të ardhmen'', tha ajo.''Shqiptarët dhe të gjithë dashamirët e këtij shteti e fituan këtë sfidë me dinjitet dhe nuk ranë pre e provokimeve të ulëta. Çdo veprim ndryshe do të dëmtonte betejën tonë legjitime dhe do të ushqente kundërshtarët e karakterit të pamohueshëm multietnik të këtij shteti'', thekson lëvizja qytetare “Zgjohu!”.'

'Që nga pavarësia e këtij vendi, shqiptarët vazhdojnë të jenë elementi më konstruktiv i shoqërisë duke dëbuar çdo tendencë për ta dëmtuar frymën multikulturore dhe multietnike të shtetit'', shton ajo. (MiA/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›