Deputetja Spahiu: Bode dhe Ksera, politika korruptive ndaj të verbërve dhe paraplegjikëve

Partia Socialiste ka reguar nëpërmjet deputeteës së saj Klodiana Spahiu, lidhur me politikat që po ndjek maxhoranca ngaj kategorive të tilla si të verbërit dhe paraplegjikëst. Sipas Spahiut, tre muaj më parë kjo mazhornacë ka votuar me vërbëri dhe makuteri të plotë lidhur me disa nga ndryshimet që u bënë në dy nenet e ligjit për të verbërit dhe paraplegjikët, duke kaluar me VKM masën e përfitimit të energjisë elektrike, telefonisë dhe transportit, ndryshime këto që sollën protesta pikëtisht ndësra zhvillohej seanca nga këto kategori sociale.
Për deputeten Spahiu, lutjes së këtyre kategorive për të mos bërë ndryshimet e tilla, qeveria nëpërmjet ministrave të saj iu përgjigj me arrogancë dhe i trumbetoi ndryshimet si favor i madh që po i bëhej këtyre të fundit. Spahiu ka bërë anologji ku i njëjti ministër pak kohë më parë me një demagogji militanti bëri të njëjtën gjë me vendosjen e TVSH për ilaçet, me idenë absurde se do të uleshin çmimet. Por zërit të opozitës ju kundërvunë kartonat dhe tashmë sipas saj, shqiptarët e shohin mirë se sa janë ulur çmimet e ilaçëve.
Ministri i Financave premtoi që shuma prej 25 milion dollarësh që ishte paguar për këto grupe do të vazhdohej të paguhej për të përmisuar rimbursinin e faturave të tyre. Po realiteti është krejt i hidhur. CEZ-i me shkresën numër prot 2903 Dt 16.05.2012 ka njoftuar Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Punës se ka ndërprerë rimbursinin e faturës së energjisë elektrike që bëhej sipas ligjit. Sot atyre po ju shkojnë faturat e papërballueshme, edhe pse tashmë jemi në stinën e verës. Imagjinoni se çdo të ndodhë me këta njerëz në dimër? Qeveria as që e ka vënë ujin në zjarr dhe pse është informuar se subvecionimi nga ana e CEZ është ndërprerë. Qeveria as që do të di për detyrimet e saj kushtetuese dhe detyrimi konkretë që rrjedh nga ndryshimi në ligj, është shprehur deputetja Spahiu, ndërsa ka shtuar se mosnxjerrja e vendimit në zbatim të ndryshimeve e ngarkojnë qeverinë me faj të rende. Zgjatja pa limit e nxjerres së vendimit për deputen në fjalë tregon qartë që Qeveria po synon ti dhunojë ata njerëz psikologjikisht e që më në fund nga hiçi ata të pranojnë lëmoshën”, tha Spahiu.
Kjo është një dhune psikologjike e patolerushme. Sa jam informuar është pregatitur nje projektvendim i cili do të rimbursojë faturen e energjisë elektrike për të verbërit e paraplegjiket e grupit të parë me shumën 2000 mije lek në muaj e ata të verbër të grupit të dytë 1400 lekë në muaj. Ndërsa telefoni fiks do të jetë 1000 lekë, ndërsa nuk egziston akoma në axhenden e qeverisë. Eshte e paimagjinueshme që këtyre njerëzeve tu rimbursohen në masen 123 Kilovate edhe 85 Kilovatë në muaj dhe imagjoni ju që atyre deri me sot i është rimbursuar 80% e faturës kurse sot ky program bie ne nivel qesharak. Pra z.Bode po kursen jo pak por mbi 90% te asaj që ka paguar deri me sot. Po aq skandaloze është edhe rimbursimi i telefonit pasi me vendimin aktual që do të shfuqizohet me këtë projekt vendim të verbërit edhe paraplegjiket do të perfitojnë 2000 mije lek në muaj, ndërkohë që tani do të perfitojnë 1000 mije lek në muaj pra 50% me pak, është shprehur deputetja socialiste që ka shtuar më pas se Shqipëria është vendi i fundit në Ballkan që nuk ka ratifikuar Konventën e OKB-së për pesronat me aftësi të kufizuar dhe jo pa qëllim i justifikon ndryshimet në ligj të detyruara nga konventa dhe KE-ja”, vijoi ajo.
“Në të vertete ndryshimi bëhet për shkak të krizës dhe për shkak te politikave minimaliste e të reduktuara të qeverisë për këto grupe. Qeveria nuk do ta ratifikojë konventen pa përfunduar shkatërrimin e statuseve të ketyre grupeve dhe të ndërtojë një ligj integral minimalist që ti japë kompetence qeverisë të ripërcaktojë çdo kontribut e program social ne perputhje me idete e saja të cunguara|, është shprehur deputetja socialiste. Ndërkohë që ajo ka ngritur edhe një shqetësim tjetër serioz sipas saj që ka të bëjë me prespektivën e punësimit të grupëve me aftësi të kufizuar që shtë kritikuar deri tani nga KE-ja. Sipas saj Ministria e Punës nuk ka asnjë plan apo strategji që do të mundësojë konkretisht edhe realisht punësimin. Në sirtaret e ministrisë prej kohësh qëndron një draft lidhur me këtë por që injorohet. Ajo ka bërë të ditura dhe shkaqet e kësaj heshtje. Modeli i projektligjit është i marrë nga ligjet ceke, suedeze dhe spanjolle për bizneset sociale që është përgatitur dhe po përgatitet nga Ministria e Punës në fakt vetëm këtyre grupëve që thamë më lartë nuk i shërben. Sipas deputetes socialiste komuniteti i të verbërve nuk kërkon financime nga shteti, po thjeshtë një licensë për të ngritur një numër kioskash në të gjithë Shqipërinë ku do të organizohet dhe shitet llotaria e tyre e quajtur Dritë dhe Integrim Në këtë inisiativë është parashikuar punësimi i rreth 2800 shitësve në terren si dhe mbështetja financiare dhe forma të tjera punësimi. Për deputtten socialiste Klodiana Spahiu refuzmi dhe zvarritja e kësaj kanë si autor qëllime të mprapashta dhe inetersa të ngushta përfitimi duke nisur që nga ministri i Financës dhe ai i Punës”, tha deputetja socialiste.
Le të na e shpjegojë Ministri i Financave edhe Ministri i Punës pasi në mungesë të këtyre shpjegime me të drejtë; lind pyetja: A ka lidhje ky refuzim me interesat e llotarisë Kombëtare? Ne çraport qëndron interesi publik me interesin privat të llotarise kombëtare. Sidomos nëse do të mbajnë para sysh edhe faktin se në këtë projektligj është parashikuar edhe nderprerja e financimit nga buxheti i shtetit për finanacimin e shërbimeve për këto grupe ka përfunduar deputetja Klodiana Spahiu.