KQZ i përgjigjet Arvizusë për referendumin për plehrat: Dyshojmë se janë falsifikuar firmat
Një ditë pasi ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, shprehu zhgënjimin e thellë se përse KQZ nuk përgjigjet për referendumin që është kërkuar për kundërshtimin e importit të plehrave, ka reaguar kjo e fundit.
Një një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i saj, Leonard Olli, ka dhënë një justifikim shumë banal. Sipas tij, dyshohet se disa prej 65 mijë firmave që janë mbledhur për kërkimin e referendumit, janë të fallsifikuara.
Ne jemi brenda afateve, pasi ligjërisht duhet të përgjigjemi deri në datën 30 qershor. Por, nuk e kemi bërë këtë gjë, pasi disa prej firmave dyshojmë se janë hedhur nga i njëti person dhe e njëjta dorë. Tashmë ato janë dërguar për verifikim në laborator, ka thënë Olli, duke u justifikuar për neglizhencën e KQZ-së, e cila pavarësisht 65 mijë firmave të mbledhura për referendumin, nuk ka denjuar të kthejë përgjigjie. Dhe, tashmë këtë gjë e bën duke e banalizuar si çështje.
Nëse ambasadori amerikan nuk do të kishte kritikuar ashpër KQZ-në, kjo e fundit me siguri do të kishte mbyllur këtë çështje dhe nuk do të ishte përgjigjur. Për fat që është ambasadori amerikan.