Mazhoranca përçahet për ligjin e arsimit, 18 deputetë të PD votojnë kundër
Ka kaluar pa shumë vëmendje votimi i djeshëm për ligjin për arsimin në Kuvend. Megjithatë ai ka nxjerrë na pah një çarje të fortë brenda Partisë Demokratike. 18 deputetë të kësaj partie kanë dalë kundër ministrit Myqerem Tafaj dhe disa propozimeve të Komisionit të Edukimit.
Përplasja ka qenë mes Fatos Bejës në një krah dhe Myqerem Tafajt e Mark Markut në krahun tjetër. Beja ka thënë se është kundër propozimit që tekstet shkollore të shiten në shkolla. Ai po ashtu tha se është kundër propozimit që altertekstet të jenë të pakufizuara. Në fund ligji është miratuar me ndihmën e votave të opozitës, por kundër kanë dalë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe katër ministra, Genc Pollo, Ridvan Bode, Eduard Halimi dhe Aldo Bumçi. Bie në sy fakti se këto ndryshime kundërshtoheshin me pretendimin se kështu u hapet rruga pazareve.