E Enjte, 5 Nëntor 2026

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari, takon ministrin e jashtëm italian, Di Maio

Deputetja Rudina Hajdari, ka takuar sot ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, zonja Hajdari, ka zbardhur temat që kanë diskutuar gjatë këtij takimi. Sipas saj, me shefin e diplomacisë italiane u ra dakord që “Shqipëria duhet të punojë shumë për të zgjidhur problemin e korrupsionit, i cili është një nga gangrenat e shoqërisë tonë”.

Në këtë takim janë prekur edhe tema të tjera, të cilat kanë të bëjnë me arsyetimin që administrata shtetërore të mos vazhdojë të jetë strehë për militantët, si dhe që të ndryshojë perceptimi që klasa politike, të cilët gjerësisht konsiderohen si “një grupim njerëzish që pasurohen në kurriz të burimeve të vendit”.

“Me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, sot ramë dakord se Shqipëria duhet të punojë shumë për të zgjidhur problemin e korrupsionit i cili është një nga gangrenat e shoqërisë tonë. Administrata shtetërore nuk mund të vazhdojë të jetë strehë për militantët të cilët postin e shohin si shpërblim për votat e mbledhura, por duhet të jetë strehë për njerëzit e aftë dhe me integritet që duan ti shërbejnë vendit. Klasa politike nuk mund të vazhdojë të perceptohet si një grupim njerëzish që pasurohen në kurriz të burimeve të vendit, por duhet të kthehet në një skuadër që debaton e shpie përpara ide që begatojnë shoqërinë”, informon Hajdari. /rtsh.al

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›