Shqipëria dhe Italia krijojnë Komitetit të Përbashkët të Përhershëm

Shqipëria dhe Italia firmosën sot në Tiranë marrëveshjen për Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm. Firmat përkatëse u hodhë nga kryeministri dhe ministri i jashtëm Edi Rama dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Italian, Luigi Di Maio. Shefi i diplomacisë italiane deklaroi se “Objektivi mei afërt është të punojmë që të thirret konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë”. “Mbetemi te vendosur per te përmbushur objektivin tone per zgjerimin e BE me Shqipërinë” tha ai.