E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kaseta e Krushës, Rama: Basha ka detyrim të shprehet mbi këtë çështje! Basha: Këto janë trillime!

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, janë shfaqur të enjten në mbrëmje në dy emisione televizive, ku një nga temat që ata janë pyetur ka qenë historia e kasetës së masakrës në Krushë.
Zoti Rama ka deklaruar se ai vetë apo mazhoranca, nuk ka asnjë arsye ta akuzojë Lulzim Bashën për tradhti apo veprimtari antishqiptare. Ai tha se është detyrim minimal që Basha të shprehet mbi këtë çështje dhe se këtë sqarim e ka detyrim ndaj publikut.
Po kreu i PD Lulzim Basha i ka hedhur poshtë akuzat që i bëhen se ka marrë kasetën e masakrës së Krushës, ka shkuar në shtëpinë e verdhë apo ka marrë pjesë në arrestimin e komandantëve të UÇK-së. Basha pranoi se ishte një nga juristët e nivelit të lartë në UNMIK, por se nuk ka pasur asnjëherë akses në dosjet e hetimit të krimeve të luftës nga shqiptarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›