E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Der Spiegel”: Dalja e Greqisë nga eurozona, opsioni më i mirë

14-05-2012 / Gazeta 55

Revista gjermane “Der Spiegel” ka bërë thirrje që Greqia, e paralizuar nga borxhet, të lërë Eurozonën. Nën titullin në faqen e parë “Lamtumirë Akropolis – Përse Greqia duhet të lërë euron”, “Der Spiegel” thotë se dalja e Greqisë mund të jetë opsioni më i mirë.
“Grekët nuk kanë qenë të pjekur për bashkimin monetar dhe nuk janë as sot. Përpjekjet për ta bërë vendin të qëndrueshëm përmes reformave, kanë dështuar”, shkruan “Der Spiegel”. Greqia vuan nga kriza e borxheve dhe është e varur nga ndihmat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bashkimit Evropian. Krizën e kanë thelluar edhe më tepër dështimet e partive për të formuar koalicionin qeveritar, pas zgjedhjeve të 6 majit në këtë vend. Udhëheqësit evropianë kanë paralajmëruar Greqinë se nuk do të marrë ndihma të tjera për të përballuar krizën e borxheve, nëse qeveria e re nuk vepron në përputhje me marrëveshjet e bëra tashmë për paketat e kredive. Ndërsa, aksionet evropiane kanë rënë si pasiguria e vazhdueshme politike në Greqi, minon besimin e investitorëve. Presidenti grek Karolos Papulias nuk arriti të formojë një qeveri koalicioni nëpërmjet bisedimeve të dielën dhe do të vazhdojë diskutimet me udhëheqësit politikë pasditen e së hënës. Aksionet bankare janë goditur keq, veçanërisht në Spanjë dhe Francë. Mungesa e një qeverie ne Greqi vë në dyshim aftësinë e saj për të vazhduar me masat e shkurtimeve pjesë të planit të saj financiar, pa të cilat nuk do të mund të marrë pjesën tjetër të huasë nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar .

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›