Der Spiegel: Greqia duhet të shkurtojë edhe 2.5 miliard euro të tjera
Athinë- Greqisë me shumë gjasa do t`i duhet të shkurtojë edhe 2.5 miliard euro të tjerë për dy vitet e ardhshme në mënyrë që të bëjë të mundur plotësimin e kërkesave të huadhënësve në këmbim të ndihmës financiare, ka raportuar të shtunën revista gjermane Der Spiegel.
Duke cituar një raport të përkohshëm të trojkës të Komisionit Europian, Bankës Qëndrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, Der Speigel thotë se Greqia ka mundësi të këtë nevojë për 14 miliard eruo në dy vitet e ardhshme që ta çojë defiçitin buxhetor poshtë masës 3 % në fund të viti 2014, ndërkohë që priteshin vetëm 11.5 miliard euro shkurtime.
Deficiti buxhetor i vendit kapi vlerën 9.3 % në vitin 2011. Hendeku i madh buxhetor lindi si pasojë e pengesave të planeve privatizuese si ekonomi, e cila u godit keqas nga recesioni, shkruan revista.
Kreditorët ndërkombëtar, të cilët kanë nxjerrë nga balta tashmë prej dy herësh Greqinë, kanë vendosur këto kushte për ndihmën e tyre. Një verdikt pozitiv nga trojka është çelsi që huadhënësit të vendosin rrjedhjen e fondeve të tyre për vendin në krizë.
Përfaqëuesit e Trojkës shkruan raportin pas vizitës së tyre të fundit në Athinë dhe do të determinojnë shifrën ekzakte kur të vizitojnë Greqinë këtë shtator.
“Delegacioni gjithashtu ka kritikuar në raportin e tij të parakohshëm, kryeministrin Samaras, se ka qënë i paaftë të shpjegojë se si mund të arihen kursimet prej 11.5 miliard eurosh,” – shkruan Spiegel.
Të premten një zyrtar i qeverisë greke deklaroi se tashmë qeveria është shuëm afër arritjes së shifrës, duke rënë dakort deri më tani për 10.8 miliard euro nga11. miliardët e kërkuar. Zyratri nuk dha hollësira se ku do të shkonin këto shkurtime dhe tha se bisedimet për finalizimin e tyre do të vijonin të hënën.
Samaras pritet gjithashtu të takojë kancelaren gjremane Angela Merkel të premten, përpara se ai të udhëtojë për në Paris për të takuar presidentin Francois Hollande, ditën në vijim.
Matilda Alku/IDEA/