E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi i sezonit veror, fluks daljesh në Kapshticë

Fundi i sezonit veror ka shtuar numrin e shtetasve të huaj dhe shqiptarë që largohen nga vendi ynë. Kjo vërtetohet edhe nga të dhënat zyrtare në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku në 24 orë e fundit kanë dalë 5547 shtetas shqiptarë dhe 1448 automjete si dhe 1922 shtetas të huaj dhe 806 automjete.

Ndërkaq vazhdon po ashtu edhe fluksi i turistëve dhe emigrantëve shqiptarë që hyjnë në vendin tonë, ku nga e njëjta pikë kufitare po sipas burimeve zyratre gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 4016 shtetas shqiptarë dhe 1138 automjete si dhe 2167shtetas të huaj dhe 750 automjete.

Duke qenë se muaji gusht shënon edhe pikun e hyrje daljeve në pikat e kalimit kufitar, më heret Policia e Shtetit ka thënë se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për të shmangur cdo incident të padëshirueshëm. Ndërsa është punuar me orientime të turistëve nëpërmjet zyrave turistike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›