E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Ban Ki-moon diskutohet të martën në Këshillin e Sigurimit

Kosovë- Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë të martën, nën udhëheqjen e Francës, raportin periodik për Kosovën, të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, raporton e përditshmja kosovare Express.

Raporti i Ban Ki-moon u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të jenë më konstruktiv në tejkalimin e dallimeve dhe të vënë në jetë marrëveshjet e arritura përmes dialogut teknik, ka cituar RTK.

Vendet anëtare do të reflektojnë qëndrimet e tyre për raportimin për zhvillimet tremujore. Mediat raportojnë se në këtë mbledhje do të merr pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kosova do të përfaqësohet këtë herë nga ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia ka paralajmëruar një delegacion nën udhëheqjen e kryeministrit të ri, Ivica Daçiq.

Sekretari Ban flet në raport për përmbushjen e pjesshme dhe të munguar të marrëveshjeve të arritura në dialogun e deritashëm dhe vëren se në bashkëpunimin rajonal marrëveshja nuk ka përcaktuar në mënyrë precize përdorimin e fusnotës të cilës palët i kanë bërë interpretime të ndryshme që ka çuar në probleme pjesëmarrjeje të Prishtinës dhe Beogradit në një seri takimesh rajonale.

Jam i shqetësuar për vështirësitë që po dalin në zbatimin e marrëveshjeve, shkruan Ban.

Ai thotë se shumë vështirësi në Kosovë nuk janë vetëm pasojë e dallimeve midis palëve, por edhe rezultat i mungesës së konsensusit ndërkombëtar, bën të ditur Express.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›