E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një anije shqiptare bllokohet në portin e Libisë

Lajmi është bërë i ditur nga kapiteni i anijes, Armando Ulqinako, i cili ka bërë të ditur se shkak i bllokimit të anijes, janë detyrimet doganore të pa paguara.

“Ne nuk mund të lëvizim dot pa paguar detyrimet doganore. Jemi përpjekur të lidhemi me telefon me pronarin e anijes “Bruno” Sh.p.k, Albano Tepshi, por nuk na e hap telefonin”, tha kapiteni.

Sipas tij, në dijeni për këtë ngjarje është vënë edhe Ministria e Jashtme. Anija kishte udhëtuar nga Tunizia në Libi dhe kishte destinacion Italianë, në bordin e të cilës ndodhen mallra të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›