E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt Forumit të 5. Botëror të Ujit

Stamboll - Stambolli po përgatitet për takimin e madh të ujit... Pritet që pas "Habitatit" i cili ishte organizimi më i madh para disa vitesh në Stamboll, për Forumin Botëror të Ujit të vijnë në këtë qytet 30 mijë njerëz. Të gjitha aspektet e Forumit të 5. Botëror të Ujit do të hapen për diskutim në qendrën e kongreseve në Sytlyxhe (Sütlüce) të Stambollit.

Liderët do të takohen për të diskutuar mënyrat që duhen përdorur për të penguar një luftë të mundshme të ujit në shekullin e 21-të. Në Forum për herë të parë këtë vit do të organizohet edhe një samit i vogël. Adresa e këtij samiti i cili do të drejtohet prej Presidentit Abdullah Gyl është Pallati Çëraan ( Çırağan)...

Në këtë samit do të marrin pjesë një sërë autoritetesh të larta të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare. Presidenti i Irakut Xhelal Talabani është një prej pjesëmarrësve në këtë organizim.

Njëkohësisht me Forumin Botëror të Ujit, në Stamboll do të hapen edhe ekspozita të ndryshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›