E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi 125: Jupi për vazhdimisi, Lika për fitore në premierë

Dinamo ndihet në një moment shumë të mirë psikologjik dhe i vetmi objektiv kundër Partizanit, është fitorja. "Nendetsja" blu, që nëntë javët e para të fazës së parë ka "notuar" midis fitoreve (4 të tilla) dhe humbjeve (5), kërkon të arrijë fitoren e dytë rresht pas asaj të arritur (me jo pak vuajtje) ndaj Flamurtarit (2-1). Partizani konsideohet si një test i vërtetë për trajnerin Redi Jupi (ish-lojtar i Partizanit në sezonin 1995-1996 dhe 1998-1999) dhe ndihmësin e tij të ri, Artan Mërgjyshi (pjesë e Partizanit kur ai luante në Kategorinë e Dytë, sezoni 2000-2001).
Partizani fitoi tri takimet e para të sezonit 2005-2006, por në ndeshjen e fundit midis dy ekipeve gjatë sezonit të kaluar Dinamo fitoi pastër me rezultatin 3-0 (gola të Erjon Xhafës 50', Julian Ahmataj 90' dhe El Hadji Goudjabi 91'), por atëherë në drejtimin e bluve të presidentit Besnik Sulaj, ishte tekniku Vasil Bici, ndërkohë që 32-vjecari Redi Jupi aktivizohej në Turqi me Diyarbakırspor.
16-herë kampionët dnamovitë, e presin me padurim ndeshjen kundër Partizanit, dhe një fitore kundër të kuqve, do t'i barazonte me pikë, nga 15-të, por gjithsesi jo sipër "demave" që kanë një golaverazh më të mirë se Dinamo.
Te Partizani, 15 herë kampion i Shqipërisë, por me një titull që mungon që nga viti 1993, janë bërë ndryshime të mëdha, që fillon nga emëri i trajnerit. Pas drejtimit nëntë javor të ish-trajnerit të Partizanit dhe Kombëtares, Neptun Bajko, është Hasan Lika që do të drejtojë Partizanin në javën e parafundit të fazës së parë. Ish-tekniku i Besës në katër javët e para të këtij sezoni i duhet të përballet me një sfidë shumë të vështirë sic ajo me Dinamos. Situata në kampin e kuq ende "vuan" pasojat e konfliktit midis presidentit Xhani dhe trajnerit të shkarkuar Neptun Bajko. Partizani vjen në sfidën me ekipin e dytë kryeqytetas ( të parën me Tiranën e humbi 2-0) pas një barazimi shumë të zbehtë me Vllazninë (0-0). Faktori Lika besohet se do të nxisë të kuqtë për të arritur një sukses në derbin e 125-të me Dinamon, ku në të
124 takimet paraardhëse, Partizani dominon në numrim e fitoreve me dinamovitët: 43 fitore Partizani-37 fitore Partizani (44 barazime).
Dinamo konsiderohet ekip pritës në stadiumin "Selman Stërmasi", dhe në ndeshjet e zhvilluar jashtë Partizani nuk ka pësuar asnjë humbje(2 fitore dhe 2 barazime), ndërkohë që Dinamo ka pësuar vetëm një humbje, teksa ka fituar 4 takime të tjera.
DINAMO-PARTIZANI
Të shtunen, ora 13:30, në stadiumin "Selman Stërmasi"
Gjyqtarë: Sokol Jareci, Fatmir Lamaj, Fatmir Elezi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›