E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson, kur 20 vjet nuk mjaftojnë për të të shuar oreksin

Altin B. Kodra

Profil / Vështrim mbi jetën e trajnerit të suksesshëm të Mancester Junajtid
Skocezi 64-vjecar e ka udhëhequr Mancester Junajtid drejt fitimit të 17 trofeve madhore, që nga emërimi i tij në krye të pankinës së kësaj skuadre, më 6 nëntor 1996. Duke i shtuar kësaj edhe suksesin që ai shijoi në Skoci si trajner i Aberdinit, në fillim të viteve 1980-të, atëherë bilanci i trofeve që ai ka fituar kap shifrën 27, një rekord ky i paparë për futbollin britanik
Nëse suksesi sot do të gjykohet thjesht nga sasia e trofeve të fituara, atëherë, askush në historinë e drejtimit të skuadrave në futbollin anglez, nuk do të krahasohej dot Sër Aleks Fergusonin. Skocezi 64-vjecar e ka udhëhequr Mancester Junajtid drejt fitimit të 17 trofeve madhore, që nga emërimi i tij në krye të pankinës së kësaj skuadre, më 6 nëntor 1996. Duke i shtuar kësaj edhe suksesin që ai shijoi në Skoci si trajner i Aberdinit, në fillim të viteve 1980-të, atëherë bilanci i trofeve që ai ka fituar kap shifrën 27, një rekord ky i paparë për futbollin britanik. Dhe, 20 vjetët e të qenit në krye të pankinës së klubit të "Olld Traford"-it, e bëjnë atë trajnerin më jetëgjatë të Mancester Junajtid, pas Met Basbit, një tjetër skocezi, i cili, sikundër edhe Fergusoni, mori titullin "Sër" për shërbimin që i ka bërë futbollit dhe, mbi të gjitha, për udhëheqjen e Mancester Junajtid drejt fitores në Kupën, tashmë Ligën, e Kampioneve të Evropës, më 1968-n. Fergusoni ka qenë në krye të stolit të Mancester Junajtid për më shumë se 1,100 ndeshje, shumica e tyre të fituara, por, në autobiografinë e tij, të titulluar "Duke drejtuar jetën time", ai thotë se ka kaluar edhe periudha dyshimi në këtë klub. Në mesin e vitit 1995-së, kur ai po punonte për të konsoliduar një skuadër që, vetëm 4 vjet më vonë, do të vijonte të fitonte 3 trofe madhore në një sezon, Ligën e Kampioneve të Evropës, Kupën dhe kampionatin anglez, Fergusoni i ndjeu se pozicioni i tij mund të rrezikohej nga drejtuesit ekzekutivë të klubit. Por, gjatë shumicës së "mbretërimit" të tij, Fergusoni e ka drejtuar Mancester Junajtid duke u mbështetur vetëm në gjykimin e tij dhe me një dorë të hekurt, cka, për shumë njerëz, është në fakt sekreti më i madh i suksesit të tij. "Ai është një njeri me mision", - shkruan për të ish-lojtari i Mancester Junajtid, David Bekham, në autobiografinë e tij, "My Side" (Historia ime). "Kjo është edhe arsyeja se pse shumë njerëz e admirojnë atë kaq shumë dhe sepse ai arrin të motivojë shumë të tjerë, - vijon më tej ish-beniamini i "Olld Trafordi"-it, duke folur për ish-trajnerin e tij. Cfarëdo që trajneri thotë, apo bën, nuk ka të bëjë kurrë me atë që "Unë e kërkoj këtë për vete, për Aleks Fergusonin, por gjithnjë me atë që "Unë e e kërkoj këtë për klubin". Ai është thjesht Mancester Junajtid, nga fillimi në fund dhe, unë do të thoja, pa më të voglin dyshim, se zelli dhe disiplina e tij ishte më e rëndësishme për suksesin tonë se agjë tjetër." Besimi i Fergusonit në aftësitë e tij dhe vizioni i tij për sukses afatgjatë sigurisht që kanë dhënë fryte në klubin e "Olld Trafordit, ku titulli i kampionit të Anglisë nuk ishte shijuar për plot 26 vjet, deri në atë sukses të 1993-shit. Geri Palister ishte pjesë e asaj skuadre që i dha fund asaj "shterpësie" titujsh dhe ai vijoi të shijonte edhe 3 trofe të kampionit të Anglisë. "Të gjithë e kuptuan se Fergusoni po përpiqej të ndryshonte gjithcka në atë klub, veanërisht sistemin e zbulimit të talenteve dhe politikën e skuadrave të moshave, - rrëfen Palister. - Ai dëshironte të promovonte mjaft djem të rinj dhe, mendoj se të gjithë në atë klubit, sigurisht edhe presidenti dhe drejtuesit e tjerë të klubit, e kuptuan, edhe në ditët më të errëta të klubit, se ai trajner po punonte për të arritur një objektiv të qartë." Një pjesë e rëndësishme e suksesit të Fergusonit me lojtarë të rinj, të tillë si Bekham, Rajën Gigs, Pol Skols, Niki Bat, Geri dhe Fil Nevil, erdhi si rrjedhojë e punës së bërë nga trajneri i skuadrës së të rinjve, Erik Herrison, i cili e udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores në Kupën e të Rinjve, më 1992-shin. "Njerëzit kurrë nuk e kuptuan se sa shumë e ndiqte Fergusoni skuadrën e të rinjve", - rrëfen Herrison, duke folur për agjensinë britanike të lajmeve, "Reuters". "Kur skuadra e të rriturve kishte një ndeshje në fushën e saj, ai do të vinte te "The Cliff" (qendra stërvitore e Mancester Junajtid) dhe të shikonte për afro një orë ndeshjen e skuadrës së të rinjve, përpara se të vijonte pastaj të shkonte në "Olld Traford", - vijon më tej Herrison. - Nuk kishte nevojë t'i thoja vazhdimisht se ky apo ai lojtar po luante mirë, sepse Fergusoni njihet cdo lojtar. Ajo që ishte shumë e dobishme për mua dhe për klubin, ishte se, nëse ne kërkonim të bënim tonin një lojtar të ri, ai doi të shkonte kudo që të ishte për t'u takuar me prindërit e futbollistit të ri. Nëse ndokush do të vinte në klub, Fergusoni do të merrte masa që futbollistit të ri t'i krijoheshin kushte optimale dhe, nëse ai ishte mjaftueshmërisht i mirë, ai do t'i jepte edhe një shans për të luajtur me skuadrën e parë. Nuk kam dëgjuar kurrë që ai të zhgënjejë ndokënd dhe vetëm kjo ishte një shtysë mjaft e madhe morale për mua dhe prindërit e futbollistëve." Kur Aleks Ferguson, në mënyrë të paprikur, i la të largoheshin nga klubi i "Djajve të kuq", lojtarë të tillë si Mark Hjuxhs, Pol Ins apo Andrej Kancelskis, më 1995-n, ai e bëri këtë duke e ditur më së miri se ai kishte një armatë të tërë të talentesh të reja, të nxjerra nga skuadrat-zinxhir të klubit, për të zënë vendin e të larguarve. Herrisoni e ka ndjekur Fergusonin gjatë punës me skuadrën e parë, duke qenë shpesh i pranishëm në dhomat e zhveshjes apo edhe në stol, përkrah drejtuesve të tjerë teknik të skuadrës. "Ai njeri ka një sërë aftësish, por, më e spikatura prej tyre, është aftësia për të frymëzuar lojtarët, - vijon më tej Herrison, duke folur për trajnerin e Mancester Junajtid. - Ajo mund të ishte ndeshja më e madhe e asaj skuadre, por ai mund t'i qetësonte lojtarët e tij, nëse kjo ishte e nevojshme, thjesht duke u thënë "Hidhni një sy rreth e rrotull dhomës së zhveshjes dhe shikoni se me kë po luani." "Ndonëse nuk e shprehte me fjalë, ai dëshironte të nënkupëtonte se "me këtë potencial karakteri dhe talenti që keni këtu, ju nuk mund ta humbisni këtë ndeshje", - shtoi Herrison, i cili beson se "mbretërimi" 20-vjecar i Sër Aleks Fergusonit në krey të pankinës së "Olld Traford"-it, e ka bërë atë trajneri më të madh të brezit të tij. "Dhe, për këtë, nuk ka asnjë dyshim, - thotë ai. - Askush në "Olld Traford" nuk mendonte se ndokush do të arrinte suksesin e Sër Mat Basbit apo të thyente rekordet e tij. Por Aleks Fergusoni e arriti një gjë të tillë dhe ky fakt flet më shumë se gjithcka tjetër. Sër Met Basbi ishte një nga më të mëdhenjtë e historisë, por edhe ai është parakaluar tashmë." Fergi Stacionet e një legjende Aleks Fergusoni do të festojë 20 vjet në krye të pankinës së Mancester Junajtid të hënën dhe më poshtë janë disa fakt shkurt mbi karrierën e tij, që është padyshim karriera e trajnerit më të suksesshëm të historisë së futbollit britanik. Kush është Aleks Fergusoni? I lindur më 31-dhjetor 1941 në Gllasgou të Skocisë, ai e ka udhëhequr Mancester Junajtid drejt një triumfi në Ligën e Kampioneve, tetë tiutujve të kampiones së Premier Ligës Angleze dhe pesë trofeve të Kupës së Anglisë (FA Cup). Arritja e tij më e spikatur ishte ajo e vitit 1999, kur Mancester Junajtid fitoi trofeun e Ligës së Kampioneve, atë të Premier Ligës Angleze dhe atë të Kupës së Anglisë (FA Cup). Atij i është dhënë titulli i nderit, "Sër", për kontributin në shërbim të futbollit britanik, pas atij ngadhënjimi të pashoq, të trefishtë, më 1999-n. Përpara se t'i bashkohej Mancester Junajtid, ai e udhëhoqi Aberdinin drejt 3 titujve të kampiones së Skocisë dhe një trofe të Kupës së Kupave të Evropës, gjatë fillimit të viteve 1980-të, duke sfiduar dhe mundur kështu supremacinë tradicionale të gjigandëve të Gllasgout, Rejxhërs dhe Sëlltik, në futbollin skocez. Klubet e para si trajner Si lojtar, ai ka luajtur për në Skoci për skuadrën e "Queens Park", St Xhonstounit, Danfërmlajn, Renxhërs, Falkirk dhe Ajr Junajtid. Ai ka drejtuar skuadrën skoceze të Ist Stërlingshajërit, St Mirrënit dhe Aberdinit, si dhe ishte gjithashtu trajneri kujdestar i skocisë në Botërorin e vitit 1986, përpara se të shkonte te Mancester Junajtid. Në krye të Mancester Junajtid. Fergusoni mori përsipër drejtimin e klubit të "Olld Traford"-it më 6 nëntor 1986, pas shkarkimit të Ron Atkinsonit nga posti i trajnerit. Ai e udhëhoqi skuadrën drejt sigurisë, duke iu larguar zonës së ftohtë të rënies nga kategoria, por suksesi vonoi në sezonet në vijim, duke qenë madje edhe pranë shkarkimit, përpara se Mancester Junajtid të fitonte Kupën e Anglisë (FA Cup), më 1990-n, e para trofe e "mbretërimit" të tij. Një numër trofesh vijuan më pas dhe Fergusoni u bë një idhull për tifozët e klubit. Ai e ka përsorur gjithashtu artin e përdorimit të medias për të bërë lojëra nervash me trajnerin e Arsenalit, Arsene Venger, dhe atë të Celsit, Hoze Murinjo, duke i shtuar kështu interes fundsezoneve të ndryshme në këto vitet e fundit. Ai bëri të ditur vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Mancester Junajtid më 2002-shin, por vijoi më pas të ndërronte mend dhe të qëndronte. Titujt e fituara Nën drejtimin e Aleks Fergusonit, Mancester Junajtid fitoi trofeun e Ligës së Kampioneve më 1999-n, si dhe ka arkivuar edhe tetë tituj të kampiones së Premier Ligës Angleze, më 1993-shin, 1994-trën, 1996-n, 1997-n, 1999-, 2000-n, 2001-shin dhe 2003-shin. Me të, "Djajtë e kuq" kanë fituar edhe Kupën e Anglisë (FA Cup), më 1990-n, 1994-n, 1996-n, 1999-n dhe 2004-n, si dhe Kupën e Kupave të Evropës, më 1991-shin dhe Kupën e Ligës Angleze, më 1992-shin dhe 2006-n. Trofe të tjera përfshijnë edhe Superkupën e Evropës, më 1991-shin dhe Kupën Ndërkontinentale, më 1999-n. Te Aberdini, ai fitoi kampionatin skocez, më 1980-n, 1984-trën dhe 1985-n. Skuadra e tij fitoi edhe Kupën e Kupave të Evropës më 1983-shin dhe Superkupën e Evropës, në të njëjtin vit. Ai fitoi gjithashtu Kupën e Skocisë më 1982-shin, 1983-shin, 1984-trën dhe 1986-n, si dhe Kupën e Ligës Skoceze, më 1986-n.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›