Ancelotti: Kaka lojtari me i mire ne bote

Kaka luajti nje ndeshje te mrekullueshme kunder Anderlecht ne San Siro duke
shenuar tre gola dhe duke shprehur te gjithe talentin e tij. Me shume nga te
gjithe, lojen e Kaka, e vleresoi trajneri i Milanit Carlo Ancelotti duke e
cilesuar brazilianin si futbollistin me te mire ne bote per momentin. "Kaka
eshte momentalisht lojtari me i mire ne bote. Bej gjera shume te rendesishme
me shume lehtesi." tha Ancelotti.
Kaka me tre golat e shenuar kunder Anderlecht arriti ne kuoten e pese golave
ne kete sezon te Champions League, duke u barazuar keshtu me Drogban.
Milani nuk arriti ta siguronte matematikisht kualfikimin, por i duhet vetem
1 pike ne ndeshjen e ardhshme kunder AEK ne Greqi per ta bere nje gje te
tille. "Menduam se do ta siguronim kualifikimin matematikisht. Na duhet dhe
nje pike per te cilen do luajme ne Greqi. Kunder Anderlecht luajtem mire,
vuajtem ne disa raste por reparti ofensiv ishte shume mire" shtoi Ancelotti.