E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pëllumb Jusufi “fluturon” drejt Shtutgartit!

Nga Hasan Tahiri

Pëllumb Jusufi, djaloshi 18 vjecar, I cili rrjedh nga një familje adhuruese të sportit, është anëtar i K.F "Dinamo" të Zagrebit dhe i reprezentacionit të Kroacisë U-19. Gjatë javës së kaluar ai ka qenë pjesëmarrës në turneun kualifikues në Lituani, ku pos reprezentacionit të Kroacisë ishin edhe përfaqësueset e Moldavisë, Sërbisë dhe nikoqiri Lituania. Ky talent i jashtëzakonshëm i futbollit ka kontribuar që në tri ndeshjete zhvilluara. Përvec dy golave të shënuar pat dhënë një kontribut të lartë në asistim të golave që shënuan bashkëlojtarët e tij. Në këtë turne kualifikues Pëllumbi ishte kthyer me përfaqësuesen e tij si fitimtarë - me dy fitore dhe me një barazim. Hapat e para ky djalosh i ka filluar që në moshën shtatë vjecare. Fillimisht ai ka mësuar "zanatin" nga babai i tij Isak Jusufi, i njohur në trevat e Pollogut si legjendë e gjallë e futbollit. Më vonë ai nis stërvitjet te trajneri Dushan Kecan, kur edhe zhvillohet si futbollist profesionist. Ai ka stërvitur edhe me trajnerin Edmond Miha. Si 12 vjecar me familjen shkon në Kroaci, ku vazhdon shkollimin në Zagreb. Në këtë kohë ai anëtarësohet në shkollën e futbollit të Dinamos. Aty i kalon të gjitha kategoritë e grupmoshave dhe arrin të inkuadrohet në reprezentacionin e Kroacisë të grupmoshave të reja. Ndër trajnerët që Pëllumbi ka ushtruar në Dinamo vecojmë Rrorën, Mustedanagic, Sezen etj. Pëllumbi ka marrë pjesë edhe në shumë turne të ndryshme me renome të lartë evropiane dhe botërore. Ai kujton turneun e Bergamos të Atalantës në Itali ku shpallet si golashënues më i mirë I turneut. Anëtari i reprezentacionit kroat vecohet për shpejtësinë, teknikën e lartë dhe ndjenjën për të shënuar gola. Pëllumb Jufufi shpalos për "Nacional" ofertat që arrijnë në adresë të tij nga klube prestigjioze evropiane. Nga java e ardhshme ai do të provohet nga trajnerët e skuadrës së njohur gjermane FC Shtutgart. Interesim për të ka shprehur edhe Borusia e Dortmundit dhe disa skuadra italiane dhe franceze. Por ai e ka në zemër ekipin katalonas Barcelonën. Pëllumbi këto ditë i ka kaluar në vendlindjen e tij në Pirok të Tetovës. Gjatë kësaj kohe ka pasur rastin të shoqërohej me shokët e dikurshëm, përfshirë edhe bashkëlojtarët Elfat Bajrami, Fehim Jashari dhe Valmir Ziberi. Ai ndjehet i kuperuar dhe i gatshëm për lojë pas lëndimeve që kishte pësuar, të cilët ia pamundësuan të luante për përfaqësuesen kroate, në turneun kualifikues në Kroaci, ku gjendej shoku i tij në përfaqësuesen e Maqedonisë, Agim Ibrahimi, anëtar i "Rred Bull Salzburg".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›