Kupa e Kosoves, çiftet e rrethit të parë

Nga Ejup LLUMNICA
Dje kur në lokalet e FFK-së, në pranine e shumë pak përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për xhiron e parë të Kupës së Kosovës në futboll, të cilat zhvillohen të mërkurën e ardhshme. Përkundër asaj kur gjithmonë klubet elite të futbollit në xhiron e parë të garave të Kupës nuk kanë marrë pjesë, këtë herë edhe ato janë përfshirë dhe se lufta e tyre për të arritur trofeun e Kupës, fillon qysh në ndeshjet e para. Si duket kjo është bërë për shkak se shumë klube të rangut më të ulët kanë hekur dorë nga garat e Kupës, për shkak të kushteve të vështira. Sipas shortit, takimi më kryesor do të jetë ai ndërmjet Dritës së Gjilanit dhe Ferizajt. Fituesi aktual i Kupës, Prishtina, në xhiron e parë do të jetë mysafirë i skuadrës së Rahovecit. Gjithsesi në këto takime priten fitore të lehta të skuadrave elite të futbollit. Mirëpo, nëse kemi parasysh sa e cmueshëm është trofeu i Kupës së Kosovës, atëherë mund të theksojmë se edhe skuadrat tjera të cilat kanë më pak gjasa për të arritur këtë gjë në këto gara do të hynë me motiv të madh për të arritur sa më lartë. Ciftet e rrethit të parë: E mërkurë (8 nëntor) Drenica - Ulpiana Arberia - Gjilani Kosova (V) – F. Kosova Gryka - Kosova (P) Shqiponja - Hasi Rahoveci - Prishtina Trepca '89 - Vullnetari I UCK-s Mushtishti - Besa, Dukagjini - Flamurtari Drita - Ferizaj Vjosa - Hysi Sharri - Vëllaznimi Besiana – R.Sadiku Kek-u - Arbana Lepenci - Trepca E enjte (9 nëntor) Bashkimi (KM) - Liria Ndeshjet do të fillojnë në ora 13.00.