Derbi 127. Dinamo-Partizani, “nëndetsja” kundër “demave”

Dinamo ndihet në një moment jo të mirë psikologjik dhe i vetmi objektiv kundër Partizanit, me tri fitore rresht, është fitorja. "Nendetsja" blu, që 25 javët e zhvilluara të këtij sezoni ka "notuar" midis fitoreve (10 të tilla) dhe humbjeve (po 10), kërkon të arrijë rezultati pozitiv pas asaj humbje të pësuar me Besën (2-0) në Kavajë. Partizani konsiderohet një tjetër test i vështirëë për trajnerin Redi Jupi (ish-lojtar i Partizanit në sezonin 1995-1996 dhe 1998-1999) dhe ndihmësin e tij, Artan Mërgjyshi (pjesë e Partizanit kur ai luante në Kategorinë e Dytë, sezoni 2000-2001).
Dinamo barazoi me Partizanin në fazën e parë (0-0) kur drejtohej nga Faruk Sejdini (takimi i mërzitshëm u ndoq edhe nga trajneri i Kombëtares, Oto Baric), por humbi në të dytën me rezultatin 1-2, kur drejtohej nga zëvendësuesi Redi Jupi, edhe pse sulmuesi dinamovit Vangjel Mile shënoi i pari një gol të shpejtë, që u përmbys më pas nga finalizimet e Tafaj dhe Abilaliaj.
16-herë kampionët dinamovitë, e presin me padurim ndeshjen kundër Partizanit, edhe pse diferenca e pikëve midis dy ekipeve është +10 në favor të kuqve.
Te Partizani, 15 herë kampion i Shqipërisë, por me një titull që mungon që nga viti 1993, faktori "Lika" (trajneri) e kombinuar edhe me vrullin e të rinjve besohet se do të nxisë të kuqtë për të arritur një sukses në derbin e 127-të me Dinamon, ku në të
126 takimet paraardhëse, Partizani dominon në numrim e fitoreve me dinamovitët: 44 fitore Partizani-37 fitore Dinamo (45 barazime). Ashtu si në takimin e fazës së parë, ashtu edhe në të tretën, ndeshja do të gjykohet nga ndërkombëtari Sokol Jareci.
KATEGORIA SUPERIORE
Ndërkombëtari Sokol Jareci do të gjykojë sfidën më tërheqëse të javës së 26: Dinamo-Partizani, takim që do të luhet në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa". Evis Peza është bilbili i Elbasani-Teuta, ndërsa për sfidën e mbijetesës Luftëtari-Shkumbini do të jetë laciani Sokol Cekaj.
JAVA 26, NDESHJET DHE GJYQTARËT
KASTRIOTI-TIRANA
Lorenc Jemini, A.Pregja-G.Maloku
ELBASANI-TEUTA
Evis Peza, S.Zeka-A.Guce
FLAMURTARI-VLLAZNIA,
Sazan Velcani, A.Lamce-G.Qirici
DINAMO-PARTIZANI
Sokol Jareci, I.Shima-D.Rexha
BESA-APOLONIA
Kridens Meta, D.Koreshi-E.Pjetrushi
LUFTËTARI-SHKUMBINI
Sokol Cekaj, A.Mali-E.Bicaku
RENDITJA PAS JAVËS XV
Superliga Pikë F B H
1 Tirana 55 17 4 4
2 Teuta 47 13 8 4
3 Vllaznia 46 13 7 5
4 Partizani 45 13 6 6
5 Besa 37 10 7 8
6 Dinamo 35 10 5 10
7 Elbasani 35 10 5 10
8 Flamurtari 28 8 4 13
9 Kastrioti 25 6 7 12
10 Luftëtari 23 6 5 14
11 Shkumbini 22 6 4 15
12 Apolonia 19 5 4 16