Zyrtarët e FSHF-së, skandal me listat për pasaporta shërbimi

Federata Shqiptare e Futbollit po përjeton një nga situatat më të komplikuara, madje disa herë më të rënda se ajo që përcolli furia e sulmit të shtetit shqiptar nga organizmit më të lartë të futbollit në Shqipëri. Në qendër të dyshimeve nuk është më presidenti Armand Duka, por dy nga punonjësit më të rëndësishëm të FSHF-së.
Zyrtarët e pezulluar të Federatës Shqiptare të Futbollit, Marjeta Xheko (sekretare administrative) dhe Besnik Cela (shefi i Sektorit të Ekipeve Kombëtare), akuzohen se kanë falsifikuar një listë emrash punonjësisht të FSHF-së, që do t'i paraqitej Ministrisë së Jashtëme për pajisjen me pasaporta shërbimi, në bazë të një marrëveshje të nënshkrur kohë më parë. Abuzimi sipas drjetuesve më të lartë të FSHF, është i karakterit administrativ, por në të vërtetë hidhen hijet e dyshimit për një skandal financiar.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që sekretarja Xheko është përzierë në afera të tilla të pista. Burimet e siguruara nga Top Chanel nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë fjalë edhe për një rast të ngjashëm, edhe pse bëhet fjalë për një rast të vitit 2001.
Ambasada e Britanisë së Madhe kërkoi paraqitjen e sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, së asaj kohe, Sulejman Starova, për verifikimin e një liste për pajisjen me vizë angleze, në prag të sfidës me Anglinë në Eliminatoret e Botërorit të vitit 2002. Sekretari Starova gjeti katër emra që nuk ishin pjestarë të delegacionit të FSHF dhe për më tepër nuk punonin aty. Xheko u shkarkua atëhërë për disa ditë për t'u rikthyer sërish në punë.
Ish-zyrtarët e akuzohen se kanë abuzuar me të njëjtën mënyrë edhe me Ambasadën Gjermane.
Sipas burimeve, vendin që Besnik Cela la bosh në Sektorin e Ekipeve Kombëtare do të ziret nga Fatmir Leli, ndërsa ai shefit të Sektorit të Garave, që mbahet aktualisht nga Hito Hitaj do t'i besohet Sulejman Memës, i cili kryen detyrën e shefit të gjyqtarëve, por që e ka kryer edhe më parë rolin e shefit të Garave.