E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi i serisë A, Inter mund 2-0 Milanin. Thellohet diferenca në renditje

Inter ka mundur 2-0 Milanin, duke thelluar ne nente pike diferencen ne krye te renditjes. Nje ndeshje dramatike ka rezultuar derbi i Milanos, i cili ka patur gjithcka duke filluar nga kartonat e kuq, 11-metershat dhe polemikat. Inter shenoi shume shpejt golin e avantazhit me ane te Militos, i cili shfrytëzoi nje gabim te mbrojtësit te Milanit Abate.

Gjithsesi, skuadra e Murinjos do te mbetej me dhjete lojtare ne minuten e
26-te, pasi kryesori Roki do te nxirrte nga loja me karton te kuq
Shnajder per shkak te protestave. Edhe pse ne superioritet numerik
Milani nuk do te mund te shenonte dhe pjesa e pare do te mbyllej me
epersine e skuadres se Mourinhos.

Pjesa e dyte do te niste shume mire per Milanin, qe do t’i afroheshe
golit te barazimit, por pa e gjetur ate. E kundërta ndodh me Interin, qe
do te dyfishonte rezultatin me Pandev, i cili do te ekzekutonte sakte
nje goditje denimi jashte zones.

Milani kishte mundesine me te mire per te ngushtuar rezultatin ne
minuten e dyte shtese, pasi arbitri Roki do te akordonte nje 11-metersh
pas prekjes se topit me dore nga ana e Lusios dhe mbrojtësi brazilian do
te linte fushen e lojes pas kartonit te dyte te verdhe. Nga pika e
penalltise, Ronaldinjo do te gabonte me gjuatjen e tij, qe do te pritej
nga portieri Hulio Sezar, i cili do te vuloste përfundimisht fitoren 2-0
te Interit, qe tani e sheh veten ne kuoten e 49 pikeve ne vendin e pare
te renditjes ne Serine A.

Nertan Prifti

Azhornuar së fundi ( e hënë , 25 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›