Mungesa e opozitës në Parlament, shtyhet miratimi për martesat gay
Martesat gay do të shtyhet për për aq kohë sa opozita mungon në Parlament. Bojkoti i kësaj të fundit ka detyruar maxhorancën të tërhiqet nga neni që parashikonte martesat brënda të njejtit seks, kjo për faktin se për të ndryshuar kodin e familjes, ku përcaktohet dhe koncepti i martesës duhen plot 84 vota. Pas më shumë se gjashtë muajsh nga koha kur kryeministri lajmëroi hartimin e një projektligji për martesën gay, drafti po shqyrtohet në Kuvend, por pa nenin që parashikonte këtë hap.
"Instituti i marteses eshte nje institut qe rregullohet nga Kodi i
Familjes, dhe kodet jane ligje te nje rendesie te vecante qe miratohen
nga Kuvendi me nje maxhorance te cilesuar. Te prekesh Kodin e
Procedures, te prekesh Kodin Civil, Kodin Penal, nuk eshte kjo tryeze
dhe nuk eshte detyre e ketij ligji. Ky eshte nje ligj i thjeshte qe ka
per qellim vetem kuptimin e diskriminimit", thote Vjollca Mecaj,
drejtuese ekzekutive e komitetit te Helsinkit.
Projekti që po shqyrtohet në Kuvend për mbrojtjen e personave të
diskriminuar, është hartuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, dhe mban
firmën e 6 deputetëve të maxhorancës. Ai parashikon ngritjen e një
institucioni të veçantë, Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë, i cili do
të shqyrtojë të gjitha ankesat. Në bazë të draftit gjobiten të gjithë
ata që diskrimonojnë këtë kategori. Kështu gjoba për zyrtarët
diskriminues të administratës shtetërore është 1 milionë lekë, ndërsa
për bizneset dhe institucionet jo qeveritare 10 milionë lekë.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi